Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si mund të humbësh peshë duke fituar më shumë masë muskulore?

Si mund të humbësh peshë duke fituar më shumë masë muskulore?
June 27
17:34 2016

Gjithnjë me humbjen e peshës është menduar edhe humbja e masës muskulore. Kjo sepse me anë të dietave është e vështirë të llogarisësh se çfarë humb, ndaj rezultati në fund del se përveç disa kilogramëve kemi humbur edhe masë muskulore; fenomen që nuk është aspak i mirë, sepse përkundrazi masa muskulore duhet të rritet në vazhdimësi.

Le të marrim një rast konkret dhe ta shqyrtojmë më me detaje të gjithë procesin e humbjes së peshës në mënyrë të atillë që jo vetëm të mos humbet masë muskulore, por të kemi rritje të saj.

Jam 40 vjeç dhe dua të humb 10 kilogramë. Kam përgjysmuar kaloritë që marr çdo ditë dhe po ushtrohem fizikisht 5 ditë në javë – me një miksim midis “kardio” (ushtrime aerobike) dhe ngritje peshash. Sa proteinë më nevojitet që të rris masën muskulore ndërkohë që humbas peshë?”

Përgjigjja e dietologut:

Që ju të humbisni peshë dhe të rrisni masën muskulore në të njëjtën kohë duhet të ndiqni një ritual të saktë të ushtrimeve fizike dhe dietës. Nëse vendosni të humbni peshë vetëm duke bërë dietë atëherë me shumë mundësi do të humbisni masë muskulore. 25% e asaj që humbisni nëpërmjet dietës është masë muskulore dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë.

Humbja e masës muskulore ju bën të ulni nivelet e staminës në trup, si dhe të ulni performancën e metabolizmit tuaj. Megjithatë, nuk ka ende një studim të qartë sesa duhet të jetë masa e proteinave që ju duhet të merrni në dozë ditore në mënyrë të atillë që të humbni peshë dhe të rrisni masën muskulore. Por nëse ndiqni strategjitë e mëposhtme atëherë do të arrini një rezultat shumë të mirë:

  1. Merrni mjaftueshëm proteina

1,2 g/proteina për çdo kilogram të trupit është idealja. Që të arrini këtu duhet të konsumoni fileto pule apo biftek, peshk, vezë, kos, qumësht, qumësht soje dhe perime bishtajore. Për dikë që peshon 88 kg janë të nevojshme 176 g proteinë në ditë. Si mund ta bëni këtë: konsumoni 4 të bardha vezësh, 2 gota qumësht dhe 2 fileto pule.

2. Shpërndajeni proteinën

Bëjeni proteinën pjesë të çdo vakti tuajin, madje edhe në mes të vakteve (ose snacks). Duhet ta shpërndani proteinën në mëngjes, drekë dhe darkë në mënyrë të atillë që ajo mos të përqendrohet dhe të bëhet problematike.

3. Mos harroni karbohidratet

Nëse  nuk konsumoni fruta apo perime, muskujt tuaj nuk do të jenë në gjendje të mirë. Gjithashtu do të ndiheni më të dobët fizikisht. Nëse nuk merrni karbohidrate atëherë proteina që do të konsumoni nuk do të luajë asnjë rol forcues, por do të luajë rolin e motorit të energjisë, duke ju bërë kështu të mos rrisni masën muskulore”.

 

 

Komento
Shperndaje