Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni se sa orë aktivitet fizik duhet të bëni sipas moshës që keni

Shikoni se sa orë aktivitet fizik duhet të bëni sipas moshës që keni
February 09
19:45 2017

Nëse mendoni se mund të bëni aktivitet fizik sa të doni gjithë jetën tuaj, kjo është e gabuar. Muskujt tuaj nuk janë gjithnjë njësoj dhe aq më pak performanca juaj në sporte apo aktivitete që kërkojnë energji dhe rendiment. Megjithatë, ka persona që i tejkalojnë kufijtë e moshës së tyre dhe nuk është e habitshme sepse disa janë më të pasionuar pas sportit se disa të tjerë. E rëndësishme është që çfarëdo moshe që të jeni, një pjesë të ditës t’ia kushtoni aktivitetit fizik sepse jo vetëm që është i nevojshëm për të mbajtur trupin në formë, por mund të mbajë edhe mendjen tuaj mjaft të gjallëruar e t’ju bëjë të jetoni më gjatë.

Sporti në të njëzetat:

  • 30 minuta vrap
  • 20 pompa apo kërcime
  • Ecje me ritëm të shpejtë sa të mundeni

Sporti në të tridhjetat

  • 20 minuta vrap
  • Mos mbesni te pompat apo ushtrimet e ngjashme por merruni me një sport që dëshironi dhe e shikoni që ju fal relaks.

Sporti në të dyzetat

  • 15 minuta vrap
  • Mundohuni të ecni me ritëm normal por fokusohuni që të mbani trupin sa më drejt.
  • Noti në mëngjes është perfekt.

Sporti në të pesëdhjetat:

  • Ecni sa më shumë dhe fokusohuni te sportet që ju ndihmojnë në shtriqjen e muskujve. Rekomandohen më së shumti tenisi dhe noti.

Sporti në të gjashtëdhjetat:

  • Ecjet në ajër të pastër, buzë detit apo pranë liqenit që mund të keni afër. Mundohuni që gjatë kohës që ecni të bëni ushtrime me duart, në mënyrë që muskujt të aktivizohen.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje