Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekretet e dietave që të keni rezultat në humbjen e peshës

Sekretet e dietave që të keni rezultat në humbjen e peshës
October 24
15:26 2016

Sipas statistikave, një person përpiqet të paktën 4 herë në vit për të humbur peshë, por vetëm 1 në 100 njerëz arrijnë në përmasat që dëshirojnë.

Dr. Roger Gould, një nga ekspertët më të mirë të dietave ushqimore, ka treguar se emocionet tona ndikojnë në humbjen e peshës dhe nuk ka lidhje vullneti. Për këtë arsye duhet të dini disa prej sekreteve që të mund të fitoni betejën me peshën.

  1. Mos bëni ndryshime drastike.

Është gjithmonë e vështirë të bazoheni në një dietë të rreptë. Kryesisht ju duhet të filloni të eliminoni disa prej ushqimeve të preferuara deri sa të arrini të mbani një dietë të rregullt. Mos kërkoni shumë nga vetja dhe mos bëni ndryshime drastike.

2. Monitoroni peshën tuaj.

Mbani gjatë gjithë kohës nën monitorim peshën tuaj në mënyrë që të keni nën kontroll kilogramët që humbni dhe të shikoni të gjitha ndryshimet.

3. Duhet të jeni aktivë fizikisht.

Dietën duhet ta kombinoni edhe me ushtrime fizike. Mund të bëni aktivitete të thjeshta, për shembull ecje, në mënyrë që të mbani trupin në formë.

4. Kërkoni mbështetje nga të afërmit.

Kërkoni mbështetje morale prej të afërmve tuaj.  Ata do të tregohen më të kujdesshëm kur janë me ju në mënyrë që të mos tundoheni nga ushqimet me shumë kalori.

5. Përcaktoni llojin tuaj të metabolizmit.

Ju duhet të njihni llojin e metabolizmit tuaj dhe më pas të filloni një dietë efikase.

6. Çdo dietë kërkon mbikëqyrje.

Në qoftë se vendosni të filloni një dietë duhet të flisni paraprakisht me një mjek ose dietolog në mënyrë që ai të kujdeset për peshën tuaj dhe të mos hasni probleme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje