Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëndroni të kërrusur? Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë të drejtoni shpinën

Qëndroni të kërrusur? Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë të drejtoni shpinën
February 08
19:37 2017

Njerëzit nuk duken aspak atraktivë kur rrinë të kërrusur, përveç kësaj qëndrimi i kërrusur ka efekte anësore. Qëndrimi drejt ju përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.  Edhe në qoftë se nuk keni deformime serioze, shpina juaj përjeton ngarkesa dhe ka nevojë për relaksim. Duhet të theksojmë se këto ushtrime janë të ngjashme me disa prej ushtrimeve të jogas.

Më poshtë do të gjeni disa prej ushtrimeve që ju ndihmojnë për të mbajtur shpinën drejt.

Ushtrimet e frymëmarrjes

Uluni këmbëkryq duke mbështetur duart te gjunjët tuaj. Qëndroni me shpinën drejt dhe sytë mbyllur. Ky ushtrim, përveçse ju ndihmon për rregullimin e shpinës, gjithashtu ju bën të ndiheni mirë dhe të relaksoheni.

Ushtrimet e krahëve

Qëndroni mbi duar dhe këmbë, duke ngritur pjesën e vitheve lart. Mos u kërrusni, por qëndroni.

Qëndroni drejt në këmbë duke bashkuar duart para fytyrës tuaj.

Uluni, drejtoni këmbët, duart vendosini anash vitheve dhe qëndroni me kurrizin drejt.

Këto ushtrime duhet t’i bëni çdo ditë, nga 20-30 sekonda secilin. Gjithashtu duhet të keni parasysh që të mos kërruseni para kur uleni në karrige, por të uleni me shpinën drejt./Blitz.al/

Komento
Shperndaje