Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Që sot, mjafton vetëm një ushtrim që të dobësoheni

Që sot, mjafton vetëm një ushtrim që të dobësoheni
April 29
14:01 2016

Çdo njeri ka nevojë t’i kushtojë rëndësi stërvitjes gjatë rutinës të tij ditore.  Shumë njerëz, për shkak të ngarkesës së punës, nuk mund të gjejnë kohë për stërvitje. Por  stërvitja nuk ju merr aq kohë sa mendoni.  Një minutë ushtrime të vështira është e barabartë me 45 minuta ushtrime.

Shkencëtarët zbuluan se vetëm 60 sekonda stërvitje intensive ka të njëjtin efekt fiziologjik në trupin e njeriut me 45 minuta ushtrime të lehta. Në përfundim të studimit të tyre ka rezultuar se ushtrimet intensive kanë të njëjtën vlerë  dhe rritin ndjeshëm energjinë,  rezistencën dhe  durimin.

Mos u ankoni që nuk keni kohë, në ditët e tejmbushura me punë bëni vetëm 1 minutë stërvitje intensive dhe  vazhdoni me stërvitjen e lehtë pasi të jeni i lirë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje