Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse kjo dietë limoni quhet dieta e mrekullive?

Pse kjo dietë limoni quhet dieta e mrekullive?
April 02
15:12 2016

Dieta e limonit është krijuar nga dr. Martine Andre, i cili përdor agrumet e pasura me vitaminë C, të cilat janë aleatët e përsosur kundër celulitit. Baza e kësaj diete është pija që bëhet prej 300 ml ujë, 2 lugë lëng limoni, 2 lugë shurup panje (ose një shkop kanellë) dhe një majë luge pipër të kuq.

Kjo pije limoni stimulon metabolizmin dhe rregullon zorrët. Rezultati? Në disa ditë do të keni një bark të sheshtë. Më poshtë keni një dietë, me të cilën duhet të shoqëroni këtë pije.

Mëngjesi:  Sallatë frutash me kos dhe 2 lugë drithëra, 300 ml qumësht organik ose qumësht soje.

Dreka: Supë me perime, dy feta bukë gruri dhe djathë.

Pasditja:  Dy biskota me drithëra, pomodorini dhe djathë të freskët.

Darka: Peshk ose pulë e pjekur në skarë me vaj ulliri dhe lëng limoni, perime të stinës dhe pjeshkë të pjekur me kanellë.

Natyrisht mos e teproni me këtë dietë pasi është një dietë me pak kalori. Mjafton vetëm një javë për të marrë rezultat.

Komento
Etiketimet
Shperndaje