Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse është më mirë të pini qumësht dhe jo ujë pas palestrës?

Pse është më mirë të pini qumësht dhe jo ujë pas palestrës?
April 12
17:48 2016

Pas përfundimit të palestrës ju mendoni për t’u rifreksuar dhe zgjidhni menjëherë të pini ujë. Por thuhet se të pini qumësht është më mirë.

Qumështi është një nga pijet më të mira për t’u hidratuar. Kjo ndodh sepse qumështi shkon më ngadalë në zorrën e hollë dhe shkon më shpejt në gjak, duke ndihmuar trupin të mbajë lëngun për më gjatë në ndryshim me ujin, i cili shkon direkte në zorrën e hollë.

Qumështi ka një numër të madh të elektroliteve kalium dhe natrium, të cilat i keni humbur gjatë djersitjes. Duke konsumuar  qumësht rimerrni elektrolitet e humbura. Thuhet se qumështi të shëndosh, por kjo nuk është e vërtetë. Qumështi  përmban yndyra, por nuk të shëndosh sepse  kalciumi dhe yndyra e qumështit kombinohen së bashku. Gjithsesi nuk rekomandohet që qumështi të konsumohet në sasi të mëdha.

Komento