Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse duhet të stërviteni me një mik?

Pse duhet të stërviteni me një mik?
August 24
16:47 2016

Ju e dashuroni vrapin dhe stërvitjen ose ndoshta e urreni. Ndonjëherë stërvitja bëhet shumë monotone dhe e besdisshme. Për të dalë nga kjo monotoni ju duhet ndihma e mikut tuaj. Stërvituni së bashku dhe do të kuptoni që do të ndryshoni komplet mendim. Më poshtë do të gjeni arsyet pse duhet të stërviteni me një mik.

  1. Miku juaj do t’ju motivojë. Ai do të jetë një shtysë edhe në ditët që ju nuk dëshironi të stërviteni.
  2. Një mënyrë e shëndetshme për të qenë të shoqërueshëm.
  3. Kjo është një mënyrë e mirë për tu takuar me njerëz të rinj dhe për të formuar grupin tuaj të stërvitjes.
  4. Konkurrenca e shëndetshme është gjithmonë e mirë. Ju do të viheni në konkurrencë me njëri tjetrin dhe kjo do t’ju ndihmojë për të arritur synimet tuaja në stërvitje.
  5. Ti dhe miku juaj gjithmonë do të keni diçka të re për të folur. Stërvitja do të jetë një arsye që do t’ju bashkojë më shumë./Blitz.al/
Shperndaje