Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Prestigjozja italiane bën listën e 5 destinacioneve më të bukura turistike të vjeshtës. E gjeni dot cili e kryeson listën?

Prestigjozja italiane bën listën e 5 destinacioneve më të bukura turistike të vjeshtës. E gjeni dot cili e kryeson listën?
August 31
11:52 2018

Teksa të gjithë jemi ende me kokën pas tek pushimet që kaluan dhe bëhemi gati për t’u përballur me rikthimin në punë e shkollë, duket se për disa ende nuk janë mbyllur pushimet. Prestigjozja italiane “Ansa” ka bërë një artikull ku u sugjeron turistëve pesë vendet më të bukura që duhet të vizitojnë gjatë sezonit të vjeshtës.

Vendin e parë në këtë listë e mban pikërisht Shqipëria. “Ansa” ka vënë në pah kulturën dhe bregdetin magjepsës të vendit tonë.

“Le të fillojmë nga ajo që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjëruar. Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj është lehtësisht e arritshme nga Italia dhe ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigjeve të saj pa grumbullimet e shumta të verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë nuk keni veçse vështirësinë e zgjedhjes: nga Velipoja, plazhi i parë që takoni përgjatë Rivierës shqiptare në Palasën e bardhë, nga ngjyrat ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, në gadishullin e egër të Karaburunit”- ka shkruar “Ansa”.

Ndërkohë, në vend të dytë renditet Zanzibar, duke u pasuar nga Buenos Aries në vend të tretë, më pas në vend të katërt Marrakech dhe në vend të pestë renditet Korfuzi. /Blitz.al/

 

 

Share