Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjata “magjike” që do t’ju dobësojë

Pjata “magjike” që do t’ju dobësojë
May 25
14:12 2016

Bota e dietologjisë sot është plot me kontradikta dhe këshilla paradoksale. Shpesh publiku nuk di saktësisht se cilat dieta të ndjekë dhe cilat nga ato funksionojnë ekzaktësisht në mënyrë efikase. Por një këshillë që e japin të gjithë dietologët dhe ku nuk ka asnjë kundërshtim është fakti se sa më pak yndyrë të fusni në trupin tuaj, aq më mirë do të jetë.

Por duket se lutjet e të gjithëve janë dëgjuar, sepse tani me shpikjen e AbsorbPlate nga kompania BDDO Bangkok, në bashkëpunim me Bordin e Shëndetësisë së Tailandës, do të mund të kontrollojmë ashtu siç duhet yndyrën që konsumojmë. Kjo pjatë “magjike” thith gati 30 kalori nga yndyra e tepërt e ushqimit që servirim në të.

Por si e bën të mundur kjo pjatë thithjen e yndyrës? Parimi me të cilin është krijuar është shumë i thjeshtë, një imitim i sfungjerit që përmban 500 vrima shumë të vogla që thithin yndyrën, e cila nëpër pjatat e zakonshme mbetet aty. Gjithashtu kjo pjatë lahet lehtësisht dhe mund ta përdorni sa herë të doni.

Lajmi i keq është se kjo pjatë është ende në fazë eksperimentimi dhe nuk ka akoma një datë fikse se kur mund të dalë në treg, por gjithsesi kompania beson se kur kjo të ndodhë do të ketë shumë përfitime për dietologjinë dhe kujdesin personal ndaj trupit.

 

Shperndaje