Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një dietë e varfër është më e keqe se droga dhe kombinimi i alkoolit me duhanin

Një dietë e varfër është më e keqe se droga dhe kombinimi i alkoolit me duhanin
September 29
17:31 2016

Dietat e varfra përbëjnë një rrezik më të madh për shëndetin tuaj sesa alkooli, duhani, droga dhe seksi i pambrojtur.

Një dietë e varfër shkakton diabetin, sëmundjet e zemrës, kancerin, hipertensionin, aneminë dhe disa probleme të tjera shëndetësore.

Shumë njerëz përdorin sheqer, kripë dhe yndyra. Këta janë 3 faktorët kryesorë që shkatërrojnë dietën tuaj.

Ju duhet të ndiqni dietën mesdhetare,  sepse ka nivele të ulëta të mishit të kuq, sheqerit dhe yndyrave të ngopura dhe ka nivele të larta të peshkut,  yndyrave të pangopura, si vaj ulliri, fruta-perime dhe bishtajore. Një dietë me pak fruta dhe perime mund të jetë e pashëndetshme sepse nuk ka vitamina dhe fibra të rëndësishme.

Njerëzit duhet të blejnë më shumë ushqime të shëndetshme, por shumë njerëz ndjekin një  dietë të varfër për shkak edhe të problemeve ekonomike./Blitz.al/

Komento
Shperndaje