Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga 20 sekonda në 6 muaj, ja si të riktheheni në formën e duhur trupore vitin që vjen

Nga 20 sekonda në 6 muaj, ja si të riktheheni në formën e duhur trupore vitin që vjen
December 26
23:19 2018

Çdo vit i ri që vjen është shumë premtues, por nuk ka pse të mbetet vetëm aq. Mund t’i realizoni qëllimet tuaja, dhe përsa i përket atyre të tipit “të humb peshë”, “të tonifikohem” etj etj ne kemi një zgjidhje që quhet: nga 20 sekonda në 6 muaj e më shumë.

20 sekonda
Shumë njerëz mendojnë se pa një rutinë të plotë disa orë në javë, nuk funksionon. Por nisja më e mirë që mund të bëni është të futeni në botëkuptimin e të qenit të shendetshëm. Merrni 20 sekonda kohë për të menduar për ushtrimet që ju pëlqejnë, ose thjesht dhe për t’u futur në palestër e për të dalë prapë.

30 sekonda
“Planking” për 30 sekonda është më e vështirë sesa tingëllon, por është një mënyrë për të përmirësuar qëndrimin dhe fleksibilitetin tuaj. Angazhon një numër të madh muskujsh në shpatulla, shpinë dhe stomak.

1 minutë
Një vrap i shpejtë për 1 minutë çdo ditë ka benefite. Rregullon ritmin e zemrës dhe rrjedhimisht kaloritë që trupi shpenzon edhe kur qëndron në qetësi.

3 minuta
3 minuta ushtrime me pesha është hapi i radhës. Edhe nëse është thjesht ecje me to, është shumë efektive që trupi juaj të mësohet me rutinën që po e pret.

10 minuta
Përdorni shkallët në përditshmërinë tuaj. Ngjitja e shkallëve ul kolesterolin dhe ndihmon në humbjen në peshë. Por sigurohuni të jenë 10 minuta ngjitje, jo zbritje.

30 minuta
Hiqni dorë nga makina apo autobusi. Ecni nga shtëpia në punë, apo edhe kur dilni me miqtë. Nëse keni kafshë, bëni pjesë të ditës suaj një ecje 30 minuta mbrëmjeve me ta.

45 minuta
Ushtrimet kardiovaskulare të intensitetit të ulët kanë shumë benefite, por mbi të gjitha forcojnë edhe muskujt e këmbëve. Ndryshe nga ato me intensitet të lartë, është totalisht e pranueshme të zgjasin 45 minuta.

1 orë
Po aq i rëndësishëm sa aktiviteti fizik, është edhe ushqimi i shëndetshëm. Prandaj, lini pak kohë mënjanë për të gatuar një vakt me vlera ushqyese në mënyrë që të shmangni ushqimet e procesuara që ju bëjnë veçse të shtoni në peshë.

66 ditë
Thuhet se kaq ditë mjafton për të formuar një zakon, prandaj nëse arrini të mbani të gjitha ato që përmendëm më sipër për kaq gjatë, jeni në rrugën e duhur. Shtoni elemente të vogla gjatë javëve dhe përmirësimi do të jetë i dukshëm.

16 javë
Nëse arrini të vraponi 5 km pa pasur vështirësi, është çmimi që do të shihni pas kaq shumë javëve. Trajnimi i vazhdueshëm është i nevojshëm që të arrini të mbani trupin në formë.

6 muaj apo më shumë
Tashmë rutina juaj është krijuar. Mundohuni të hiqni dorë edhe nga alkooli dhe duhani.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje