Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto 3 zakone të përditshme do t’ju ndihmojnë të rregulloni metabolizmin

Këto 3 zakone të përditshme do t’ju ndihmojnë të rregulloni metabolizmin
February 02
19:00 2017

Ju jeni duke shkatërruar metabolizmin tuaj për shkak të mosushqyerjes. Kjo gjë ndikon në shëndetin tuaj, kështu që duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.

Ekspertja e fitness-it Dawna Stone ka treguar se njerëzit nuk duhet të lejojnë punën e tyre që të ndikojë te shëndeti. Që ata të kenë një metabolizëm të mirë mjafton vetëm të zbatojnë 3 zakone të përditshme gjatë ditës:

Në mëngjes

Hani një mëngjes të mirë. Të gjitha femrat që hanë mëngjes të mirë marrin më pak kalori gjatë ditës dhe mund ta menaxhojnë lehtësisht peshën e tyre.

Gjatë ditës

Pini çaj jeshil dhe hiqni dorë nga kafeina. Çaji jeshil ndihmon që yndyrat e trupit të rikthehen në energji.

Pas pune

Bëni stërvitje me intensitet të lartë. Ajo do t’ju ndihmojë që të rregulloni metabolizmin tuaj dhe gjithashtu ju jep edhe një gjendje qetësie duke qëndruar larg stresit të punës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje