Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndiheni të lodhur nga stërvitja? Ja ç’duhet të bëni më pas

Ndiheni të lodhur nga stërvitja? Ja ç’duhet të bëni më pas
February 07
19:00 2017

Jeni të apasionuar pas palestrës, por ju lodh kaq shumë sa mendoni edhe të hiqni dorë.

Në fakt, lodhja nuk është një arsye për të hequr dorë, mjafton vetëm që ju të kujdeseni për veten pasi të keni mbaruar stërvitjen. Gjithashtu ndodh që të jeni lënduar gjatë stërvitjes, por kërkoni që të jeni në formë ditën tjetër, atëherë duke ndjekur këto rituale do të ndiheni vërtet mirë.

  • Hani qershi

Ato luftojnë radikalet e lira që prodhohen në trupin tuaj duke vepruar si agjent inflamatorë. Qershitë rrisin rrjedhën e oksigjenit në muskujt tuaj.

  • Flini si një fëmijë

Privimi i gjumit rrit kortizolin, i cili ndikon në hormonet e stresit kështu që kujdesuni të flini shumë dhe të qetë.

  • Sigurohuni që jeni duke marrë proteina

Nuk bëhet fjalë vetëm për kapsulat e proteinave, por duhet të hani sa më shumë ushqime proteinike, përfshirë këtu kikirikët, të cilët përmbajnë vitamina B3, B6 dhe B7, ndërsa salmoni përmban omega 3 dhe kosi përmban kalcium.

  • Hani ushqime të pasura me magnez

Trupi e përdor magnezin për kontraktimin e muskujve, përfshini në dietën tuaj zarzavate me gjethe të errëta, kikirikë, kos dhe banane, të cilat do t’ju ndihmojnë në uljen e acidit laktik.

Bëni një dush me ujë të ftohtë

Dushi i ftohtë ndihmon në riparimin e muskujve nga stërvitja intensive, ngushton enët e gjakut duke nxitur largimin e produkteve të këqija si acidi laktik, ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të muskujve.

  • Kushtojini vëmendje hidratimit

Dehidratimi çon në marrje mendsh pas stërvitjes, si dhe ngadalëson largimin e acidit laktik. Për të plotësuar numrin e elektroliteve dhe natriumit që keni humbur gjatë stërvitjes ju duhet të pini 2 litra ujë gjatë ditës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje