Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u shqetësoni më! Makaronat nuk ju shëndoshin, ju mbajnë në formë!

Mos u shqetësoni më! Makaronat nuk ju shëndoshin, ju mbajnë në formë!
July 04
19:56 2016

Makaronat nuk ju shëndoshin, përkundrazi… nëse konsumohen rregullisht e në mënyrë të moderuar ndihmojnë fizikun të qëndrojë në formë.

Kjo është ajo që shpjegon një studim italian i kryer nga Departamenti i Epidemologjisë në “IRCCS Neuromed”.

Sipas studiuesve, ai që konsumon mesatarisht 50 g makarona çdo ditë ose një sasi të përafërt me 10% të kalorive ditore, mund të jetë më i dobët sesa ai që e limiton konsumin.

Për studimin janë vëzhguar 23.000 njerëz, të cilëve u janë studiuar të dhëna si pesha, gjatësia, raporti i peshës dhe i gjatësisë, beli etj. Rëndësi iu kushtua edhe zakoneve ushqyese të pacientëve.

Të dhënat përfundimtare nxorën se konsumimi i makaronave nuk lidhet drejtpërdrejt me shtimin e peshës trupore; të hash makarona (pa e ekzagjeruar, sigurisht) çon në zvogëlimin e belit.

Shumë njerëz sot i eliminojnë makaronat nga tavolina e tyre, duke i shkëmbyer ato me ushqime më pak të shëndetshme, si për shembull mishi i kuq me bollëk. Është mirë të qëndroni besnikë ndaj dietës mesdhetare, duke konsumuar në mënyrë të moderuar të gjithë elementët e saj… makaronat mbi të gjitha!

 

Etiketimet
Shperndaje