Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Molla ju ndihmon të humbni peshë. Ja kur duhet ta konsumoni atë…

Molla ju ndihmon të humbni peshë. Ja kur duhet ta konsumoni atë…
October 18
18:35 2016

Të gjithë e njohin shprehjen e famshme: “Një mollë në ditë mban larg mjekun”. Përveç kësaj, molla është një frutë shumë e mirë dhe ju ndihmon për të humbur peshë. Nuk duhet ta teproni pasi ka karbohidrate, por në qoftë se hani mollë në 3 momente të caktuara të ditës do të shihni se do të keni shumë rezultat në peshën tuaj. Më poshtë do të gjeni 3 prej momenteve më të mira kur duhet të hani mollë për të arritur peshën e dëshiruar.

  1. Në mëngjes

Mëngjesi ideal për një peshë konstante do të ishte tërshërë dhe më pas një mollë. Tërshëra dhe molla kanë shumë fibra.

  1. Paradite ose pasdite

Duke konsumuar mollë në vaktet e ndërmjetme do të ndiheni të ngopur dhe si rrjedhim do të konsumoni më pak ushqim.

  1. Në vend të ëmbëlsirës

Ëmbëlsirat kanë shumë kalori. Në qoftë se nuk doni të shtoni shumë në peshë dhe ju hahet një ëmbëlsirë, bëni zgjedhën e duhur duke konsumuar një mollë me mjaltë. Do të merrni karbohidratet e nevojshme dhe nuk do ta teproni me kaloritë./Blitz.al/

 

Shperndaje