Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luftoni celulitin me këto shtatë këshilla!

Luftoni celulitin me këto shtatë këshilla!
August 22
17:36 2017

Shumë vajza kanë komplekse para se të dalin në plazh për shkak të formave të tyre trupore ose celulitit e problemeve të tjera.

Por duhet të keni parasysh se përveç stërvitjes duhet të kujdeseni për mënyrën e ushqimit dhe për disa gjëra të tjera. Për të shpëtuar nga celuliti e për të pasur një lëkurë të butë e të bukur duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani shëndetshëm e krijoni dietën tuaj me proteina, acide yndyrore, fruta perime.

Pini rreth 1.5-2 litra ujë në ditë.

Bëni ushtrime fizike, si hedhje me litar e gjimnastikë.

Bëni masazh me vajra esencialë.

Bëni dush kontrast. Një herë ktheni ujin nga i nxehti, njëherë nga i ftohti.

Përdorni scrub-in në vendet problematike.

Sauna ju ndihmon në hapjen e enëve të gjakut si dhe rikthen elasticitetin e lëkurës./Blitz.al/

Shperndaje