Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush tha që palestra nuk niset në verë? Instruktori shqiptar “hedh poshtë” teorinë dhe ka disa këshilla për ju!

Kush tha që palestra nuk niset në verë? Instruktori shqiptar “hedh poshtë” teorinë dhe ka disa këshilla për ju!
July 18
12:11 2018

Aktiviteti fizik është mjaft i rëndësishëm për këdo nga ne. Por që të bësh aktivitet fizik përveç se duhet të kesh vullnet duhet ta duash atë.

Për shumë njerëz kjo është e vështirë dhe justifikohen me faktin se “dashurojnë ushqimin” por duhet të dinë se mund të miksojnë ushqimin me stërvitjen dhe çdo gjë do të shkojë për mrekulli. Vera ka ardhur dhe ne të gjithë po përgatitemi për pushimet, por problem i vetëm është “trupi” a mund të bëjmë një trup perfekt për një muaj? Paksa e vështirë, por mund të nisim të punojmë që tani me trupin tonë dhe është e sigurt që verën tjetër do të jemi të përsosur. Përpara se të nisemi për plazh, Disi Xhafa, instruktori i palestrës Flex Gym ka disa këshilla shumë të nevojshme për tu dhënë.

Disi është mjaft i pasionuar pas palestrës dhe për të arritur format e dëshiruara ka punuar për plot 8 vite. Çdo gjë për të ka nisur nga pasioni për tu bërë më pas një trajner fitnessi mjaft i kërkuar. Në një intervistë për Blitz.al Disi Xhafa ka dhënë disa këshilla përsa i përket aktivitetit fizik për të gjithë njerëzit, e ç’është më e rëndësishmja ai sapo hodhi poshtë teorinë e përtacëve që ”Palestra nuk bëhet në verë”.

  1. Duke qenë se stina e verës sapo ka ardhur çfarë këshillash ke ti për njerëzit e apasionuar pas palestrës?

Do të sugjeroja të nisnim atë që ne e quajmë  faza e definimit ( të nxjerrësh më në pah masën muskulare që ke krijuar gjatë kohës që je ushtruar_

  1. Njerëzit që duan të bien në peshë për një kohë të shkurtër dhe të nisen direkte për plazh çfarë stërvitje duhet të bëjnë?

Njerëzve që duan të bien në peshë do tu sugjeroja stërvitje me intesistet të lartë dhe kohë të shkurtër pushimi ose një stërvitje Total body Workout e cila përfshin gjithë muskujt e trupit.

  1. Personave që ushtrohen në Flex Gym ju jepni një regjim ushqimor apo thjesht ushtrimet që duhet të bëjnë?

Po sigurisht! Ne i japim dije rreth ushqimit sepse stërvitja kur kombinohet me regjimin ushqimor rezultate janë maksimale .

  1. Çfarë regjimi ushqimor këshillon për njerëzit që duan të humbin peshë?

Njerzit që duan të humbasin peshë për një kohë të shkurtër duhet të bazohen në dietat Loë Carbs- që do të thotë më shumë sasi proteinash dhe yndyrna të mira gjatë ditës e sasi të moderuar karbohidratesh !

  1. Po për ata që duan te ruajnë një peshë stabël?

Personat që duan të ruajnë peshë stabel duhet të bëjnë Llogaritje Macro e cila do thotë se sa proteina ,karbohidrate dhe yndyrna i duhen në varësi të peshës , që pak a shumë llogaritet 1.8-2 gram proteinë për 1 kg peshë trupore si dhe 25% e dietës të jetë e pasur me yndyrna gjithashtu pjesa tjeter të jetë e mbushur me karbohidrate të pastra, të përdorur në mënyrë strategjike !

  1. Thonë që palestra nuk këshillohet të niset në verë, pse?

Nuk është aspak e vërtet ! Sa me parë të nisni aktivitetin fizik aq më mirë do të jetë për ju!

  1. A është më e lodhshme palestra gjatë stinës së verës?

Aktiviteti fizik bëhet pak më i lodhshëm për shkak të stinës të nxehtë të verës e cila ul nivelin e oksigjenit dhe kjo shkakton lodhje më të shpejtë në trupin tonë.

  1. Kur ka më shumë efikasitet stërvitja, në verë apo dimër?

Për të rënë nga pesha në verë bëhet më e thjeshtë për shkak se trupi djeg më shpejt kalori sesa në dimër!

  1. Stërvitja në palestër ka të njëjtin efekt me stërvitjen në natyrë?

Stërvitja në natyrë është shumë e mirë por për mendimin tim gjithmonë duhet të kombinohet me ushtrime të caktuara që mund ti bësh vetëm në palestër!

  1. Përveç palestrës në kushte shtëpi çfarë ushtrimesh rekomandon?

Në kushte shtëpie rekomandoj ushtrime si Jump Squat ,Burpes, ushtrime për barkun gjithashtu edhe ushtrime isomterike të cilat ju ndihmojnë shumë në balancën e trupit tuaj!

  1. Shumë njerëz e nisin palestrën dhe dorëzohen pse mendoni që ndodh kjo, a mendon se shkak bëhet edhe mosmotivimi nga instruktori?

Arsyet që njerëzit lenë palestrën ndodh për shkak se shumica e tyre nuk shohin rezultat me kalimin e kohes dhe kjo ndodh për dy arsye: 1. ose nuk kanë një plan program specifik në bazë të prioritetve personale, 2. dhe më e rëndësishmja nuk kanë aspak informacion rreth mënyrës së ushqyerjes.

  1. Sa kohë duhet të ushtrohesh për të vënë masë muskulare?

Për të vënë masë muskulare duhet pak kohë edhe durim ,por do të thoja për gjithësecilin që në 3 mujorshin e pare do të vërejnë ndryshime të kënaqshme!

  1. Po suplementët sa i rekomandon nga 1-10 dhe a mund ti pijë kushdo ato apo kanë ndonjë kriter?

Suplementet s’janë asgjë tjetër përveç se plotësues të vlerave ushqimore që ne  i kemi shumë të domosdoshme ti marim ,kështu që ia sugjeroj të gjithëve ti marrin në masë të caktuar!

  1. Çfarë këshillash keni ju të Flex Gym ke për njerëzit që nuk stërviten por njëkohësisht e kanë të nevojshme?

Netë Flex Gym  i këshillojmë të gjithë njerëzit që nuk stërviten të fillojnë sa më parë aktivitetin fizik qoftë palestër, vrap, ecje të gjata në natyrë ,not apo çfarëdo tjetër. Mjafton të jetë Sport sepse nga mungesa e aktivitetit fizik vijnë shumë sëmundje dhe aktiviteti fizik është një nga faktorët për parandalimin e tyre ! Kështu pra, për ta mbyllur: Bëni sa më shumë SPORT!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje