Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konsumoni ushqime me ngjyrat e dritave të semaforit për të ngrënë më pak

Konsumoni ushqime me ngjyrat e dritave të  semaforit për të ngrënë më pak
July 19
17:46 2016

Obeziteti është një çështje shumë alarmante.  Dy arsyet themelore të shtimit në peshë janë ushqimi i tepërt dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Njerëzit konsumojnë më shumë kalori sesa ata djegin.

Studiuesit kanë zgjedhur të ndihmojnë njerëzit për të ngrënë shëndetshëm. Sipas studiuesve, njerëzit për drekë duhet të zgjedhin ushqime në ngjyrat e semaforit për të ngrënë më pak kalori. Dritat e semaforit tregojnë sasinë e kalorive, për shembull drita e kuqe tregon numër të madh kalorish, e verdha numër mesatar dhe e gjelbra numër të vogël kalorish. Por si mund ta kontrollosh këtë “etiketë”? Njerëzit duhet të bëjnë një përzierje të kalorive gjatë vakteve të ditës, nuk është e këshillueshme që ata të hanë më pak kalori se numri që rekomandohet.

Gjithashtu trupi ka nevojë për ushqime organike sepse ushqimet e përpunuara janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë. Trupi i njeriut mund të përpunojë ushqimin organik, kurse ushqimet e përpunuara jo gjithmonë i njeh dhe e ka më të vështirë t’i përpunojë. Zgjidhni ushqimet në ngjyrat të kuqe, të verdhë, të gjelbër. Me këtë ju bëni një kombinim të kalorive dhe krijoni dietën tuaj ushqimore.

Duhet t’i përmbaheni dietës ushqimore sipas dritave të semaforit dhe duhet të flini mjaftueshëm për të reduktuar stresin dhe obezitetin. Mos harroni të rrisni aktivitetin fizik. Duke ndjekur këto rregulla do të keni rezultate të shpejta dhe të shëndetshme të rënies në peshë.

Etiketimet
Shperndaje