Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është mënyra gjeniale për të matur porcionet ushqimore duke përdorur duart

July 13
13:13 2016

 

Shpesh jemi në dyshim se cilat janë porcionet e duhura për të mos marrë më shumë kalori nga sa është e nevojshme. Është e vështirë që gjithnjë t’i matim kaloritë nëpërmjet peshoreve apo të llogarisim çdo shifër që shkruhet te kutitë e paketuara. Po në rast se produkti ushqimor nuk e tregon tabelën e kalorive? Kini durim sepse pyetjet tuaja kanë marrë një përgjigje të saktë dhe një mënyrë shumë të lehtë për t’i matur kaloritë e një pjate.

Studiuesit e Universitetit të Sidenit kanë shpikur një metodë, e cila mund të funksionojë me çdo lloj ushqimi. Studentja me gradën PHD, Alice Gibson, ka thënë se suksesi gjendet në formulën: Volumi = ½ x gjerësi x gjatësi x lartësi.

Nuk është se do t’ju duhet të bëni llogari matematikore pasi është më e lehtë nga sa duket. Masa perfekte është V= ½ x 7 x 5 x 4. Megjithatë, edhe nëse e kaloni pak këtë masë jeni sërish brenda normave të lejuara.

Shumë pjesëmarrës në këtë eksperiment kanë thënë se kjo është një gjetje gjeniale dhe ka rregulluar përgjithmonë ushqyerjen e tyre.

Nëse ende jeni konfuz, ndiqni galerinë për të kuptuar qartë se çfarë duhet të bëni.

Shperndaje