Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto profesione ndikojnë në shtimin në peshë

Këto profesione ndikojnë në shtimin në peshë
April 21
13:39 2017

Një studim i ri ka zbuluar se profesionet që shkaktojnë stres ndikojnë edhe në shtimin në peshë të punonjësve. Shumë njerëz mund të mendojnë se nuk shtojnë peshë pasi janë në lëvizje, por kjo është një mendim i gabuar, pasi stresi dhe lodhja që ka profesioni ndikon edhe në kilogramët e tyre.

Agjent udhëtimesh – Ata duhet të përpiqen të kënaqin klientët e tyre me planifikimin dhe organizimin e udhëtimeve, gjë që shkakton mjaft stres.

Punonjësit socialë – Ata qëndrojnë  shumë orë ulur, hanë në tavolinat e punës dhe nuk kanë kohë të bëjnë aktivitet fizik.

Mësuesit– Ata qëndrojnë ulur gjatë leksionit, por edhe për përgatitjen për mësimdhënie.

Arkitektët, projektuesit, artistët – Këto profesione janë me orare fleksibël dhe punë të pavarur. Profesionistët mbështeten te frymëzimi dhe krijimtaria. Nuk kanë orare të rrepta dhe kjo vlen edhe për ushqimin. Hanë kur të duan dhe punojnë kur të duan.

Asistentët – Të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Një profesion i lidhur me shumë stres, ankth dhe dreka hahet në tavolinën e punës.

Shkencëtarët – Duke qenë të etur për të mësuar dhe për të zbuluar gjëra të reja, ata harrojnë të ushqehen shëndetshëm.

Policët – Ju kujtohet “Polici duke ngrënë petulla”? Kjo ndodh pasi ata nuk kanë kohë të ulen të hanë një vakt tamam dhe hanë shumë herë gjatë ditës pasi kanë shumë stres në punën e tyre.

PR, punonjësit e marketingut– Nuk kanë orare stabël dhe marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme, ku ofrohet edhe ushqim i mirë.

Inxhinierët e teknologjisë së informacionit – Ata kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe kanë shumë stres./Blitz.al/

Komento
Shperndaje