Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 7 hile të vogla se si të humbisni peshë pa u lodhur shumë

Këto janë 7 hile të vogla se si të humbisni peshë pa u lodhur shumë
January 10
12:18 2017

Me siguri që shumica prej jush janë të pakënaqur me trupin që kanë, sidomos tani pas festave dhe pushimeve kur edhe abuzimi me ushqimin dhe alkoolin ka qenë edhe më i madh se herët e tjera.

Mos u demoralizoni, ju mund të arrini peshën që dëshironi pa u lodhur shumë, mjafton që për të arritur këtë të përdorni mekanizmat e duhura. Më poshtë do t’ju tregojmë 7 hile të vogla që ekspertët e dietave kanë rekomanduar për ju.

  1. Plani juaj i dobësimit nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni keq apo të keni emocione negative ndaj zgjidhni një plan të përballueshëm.
  2. Provoni dieta të kontrolluara, por jo strikte sepse do të mërziteni shpejt.
  3. Vendosni objektiva realiste. Mos mendoni se për pak kohë do të ktheheni në modele sepse kjo do t’ju demoralizojë.
  4. Kini besim te fuqia e mendjes. Nëse mendoni se nuk do të dobësoheni, çfarëdo diete që të mbani nuk do të dobësoheni kurrsesi.
  5. Mos harroni të konsumoni vakte të vogla vazhdimisht që të mos ndjeni uri.
  6. Mbani shënime apo bëni fotografi gjatë progresit tuaj për t’u motivuar.
  7. Dhe po, çfarë është më e rëndësishmja duhet të bëni ushtrime fizike!

/Blitz.al/

Shperndaje