Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo gjithçka është e shëndetshme. Kujdes, këto perime mund t’ju shëndoshin!

Jo gjithçka është e shëndetshme. Kujdes, këto perime mund t’ju shëndoshin!
April 19
09:11 2017

Duke qenë se vazhdimisht nga dietologët thuhet se frutat dhe perimet janë shumë të mira për organizmin dhe për të gjithë ata që duan të bien në peshë, njerëzit shkojnë në market duke mbushur shportën plot e përplot me perime dhe kanë ndërgjegje shumë të pastër kur i konsumojnë.

Por duhet të keni kujdes sepse jo të gjitha janë kështu, disa prej tyre kanë shumë kalori dhe trupi mezi i tret. Fillimisht mundohuni të minimizoni konsumimin e misrit ose të paktën përdoreni vetëm në sallata duke e hedhur sipër. Gjithashtu kini kujdes me pataten pasi përmban shumë kalori, si dhe me bizelen. Dietologët rekomandojnë që edhe në rastet kur keni dëshirë t’i konsumoni këto perime, mundohuni të mos u shtoni kripë apo elemente të tjera që mund t’i bëjnë këto produkte edhe më kalorike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje