Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni shtatzënë dhe mendoni se duhet të lini stërvitjen? Aspak e vërtetë, ja çfarë duhet të dini për të…

Jeni shtatzënë dhe mendoni se duhet të lini stërvitjen? Aspak e vërtetë, ja çfarë duhet të dini për të…
January 16
08:26 2018

Shumë gra të apasionuara pas palestrës dhe stëritjes heqin dorë prej saj sapo marrin vesh që janë shtatëzënë. Në fakt kjo është diçka e gabuar. Një trajner personal Mary Jane Minkin ka treguar se stërvitj është shumë e rëndësishme për gratë shtatëzënë dhe ato duhet të njihen me disa prej gjërave kryesore.

Më poshtë do të shihni se çfarë këshillon ai:

Mos kini frikë të vazhdoni rutinën që keni ndjekur dikur pasi nuk përbën asnjë problem apo dëmtim.

Ju duhet të rritni numrin e kalorive që konsumoni, gjatë shtatëzënisë duhet ti shtoni numrit tuaj të kalorive edhe 300 të tilla.

Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë, pas duhet të qëndroni të hidratuar, që të mos ju lindin probleme për lëngjet amniotike.

Bëni nxemjen për të shmangur dëmtimet.

Nëse muskujt e vaginës janë të butë ju nuk duhet të bëni ushtrime për vithet. Pasi muskujt e legenit janë si një shtrat ku qëndrojnë mitra fshikëza dhe rektumi, e këtu ushtrime mund t’ju hapin probleme.

Ju mund të punoni me krahët tuaj, më tepër pasi ata do të ndikojnë edhe në muzkujt e barkut, sepse ushtrime për barkun nuk jeni në gjendje të bëni.

Ushtrimet e Cardios zëvendësojini me not, pasi ju bën shumë mirë femrave shtatzënë.

Duhet të jeni fleksibël dhe të përshtateni me ushtrimet që instruktori u jep.

Tani mos humbni kohë, lini telefonin, koshin me kokoshka dhe shkoni stërvituni./Blitz.al/

Komento
Shperndaje