Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si mund të humbni peshë duke fjetur

Ja si mund të humbni peshë duke fjetur
September 25
15:26 2016

Të humbni peshë duke fjetur tingëllon në mënyrë të përsosur. Duke bërë zgjedhjen e duhur ju mund të humbni peshë dhe të rregulloni  metabolizmin tuaj ndërsa jeni në gjumë.

Kjo pije përmban përbërës të shëndetshëm që janë të dobishëm, pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore.

Përbërësit e pijes:

  • Kastravec
  • 1 limon
  • 1 lugë xhenxhefil
  • 1 lugë Aloe Vera
  • Pak majdanoz
  • Gjysmë gote ujë

 

  • Përgatitja e pijes:

Pritini kastravecin dhe limonin në copa të vogla. Mos ua hiqni lëkurën. Vendosini në blender bashkë me ujin, xhenxhefilin dhe Aloe Verën. Përziejini të gjitha këto dhe më pas shtoni majdanozin.

  • Si funksionon?

Pini një gotë çdo natë përpara se të flini dhe ju ndihmon për të vogëluar nivelet e yndyrës. Përbërësit e kësaj pije përshpejtojnë metabolizmin.

 

  • Vetitë e përbërësve:

Limoni ka veti antioksiduese dhe heq toksinat nga trupi.

Kastraveci është element i rëndësishëm I dietave, djeg yndyrat.

Xhenxhefili parandalon kapsllëkun dhe djeg yndyrat në bark.

Majdanozi ka antioksidantë dhe pak kalori.

Aloe Vera ju ndihmon të humbni peshë dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje