Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabimet që bëhen në dieta duke i kthyer ato në stresuese

April 12
12:27 2016

Receta me kalori të shëndetshme...

Receta me kalori të shëndetshme...
Picture 1 of 5

Amie Valpone është një dietologe e cila merret me koordinimin e ushqimit të lojtarëve të NBA. Siç dihet, sportistët janë të adhurueshëm nga të gjithë për sa i përket mënyrës se si ushqehen dhe stërviten. Por pas intervistës me Valponen, kuptohet se në fakt regjimi ushqimor dhe fizik që ndjekin sportistët nuk është aspak i vështirë, nëse ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të gjithë njerëzit mund ta bëjnë këtë.

Valpone u ka hapur sytë shumë njerëzve që mendonin se po ushqeheshin në mënyrë të shëndetshme, por në fakt kanë qenë duke vepruar gabim.

Të gjithë duhet ta fusin veten në një grup. Nuk ka rëndësi nëse je mishngrënës apo jo, kjo të përket ty. E rëndësishme është që të merrni të gjitha vlerat ushqimore që i nevojiten trupit, pa pasur rëndësi se çfarë mënyre jetese bën”, – është shprehur Valpone.

Në momentin që kuptojmë sesa e rëndësishme është të jesh selektiv me atë çka vendos të bësh pjesë të trupit, atëherë ka ardhur momenti për të mësuar se si të ushqehesh shëndetshëm.

Shumë njerëz, shumë atletë në fakt, nuk arrijnë ta kuptojnë se ç’do të thotë kalori e shëndetshme. Në vend që të marrësh kalori nga një hamburger dhe ato të depozitohen në dhjamë, duhet të marrësh kalori nga një salmon i egër, i cili është i shëndetshëm. Duhen konsumuar ushqime që janë anti-inflamatore”, – vazhdon fjalën e saj Valpone.

Dietologia gjithashtu flet për rëndësinë e të ushqyerit organik, veçanërisht kur vjen fjala për proteina të marra nga kafshët.

Çdo lloj proteine që vjen nga kafshët, edhe nëse është qumësht, djathë, pulë apo vezë – nëse nuk janë bio – kanë hormone dhe antibiotikë nga ajo kafshë e caktuar. Dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme”, – thotë ekspertja e ushqyerjes.

Përveç proteinave të marra nga kafshët, Valpone theksoi se mund të bëni pjesë edhe produkte si gjalpë kikiriku, fara dhe stika pishe, bukë integrale, fruta dhe perime. Dhe kur vjen fjala te frutat dhe perimet, dietologia thekson sesa e rëndësishme është që të ketë llojshmëri.

“Shumë atletë ndjekin një dietë pa sheqer, sepse sheqeri mund të dëmtojë muskujt dhe ligamentet e tyre. Ata as nuk e pëlqejnë ta konsumojnë sepse nuk ndihen mirë fizikisht. Produktet si orizi pa përmbajtje sheqeri janë perfekte. Në momentin që do t’ju pëlqejë kjo lloj jete nuk do të donit të ktheheshit mbrapsht. Kjo megjithatë nuk është me detyrim duhet të vijë në mënyrë natyrale kur ju të ndiheni mirë me veten”.

Valpone shpjegoi gjithashtu sesa e dëmshme është të mos ushqehesh aq sa duhet. Ajo vetë punon me disa atletë dhe yje Hollivudi dhe ka vënë re se kur këta të fundit janë ushqyer më pak, kur kanë lënë vakte pa konsumuar, trupi i tyre ka reaguar negativisht.

Kam shumë personazhe VIP që i udhëzoj mbi ushqyerjen dhe ata sërish kanë frikë nga fjala “kalori”. Ata tremben gjithashtu nga avokadot sepse në vitet ’90, industria e dietave na bëri të gjithëve të besojmë se kaloritë janë të këqija. Por tashmë ne po shohim shumë burra e gra që  kanë probleme hormonale dhe shumica prej tyre është sepse nuk kanë konsumuar kalori të shëndetshme. Hormoneve u nevojiten kalori që të funksionojnë. Mos e harroni këtë. Njerëzit që kanë vështirësi në humbjen e peshës apo vuajnë nga insomnia ose çdo lloj çrregullimi tjetër që është hormonal e ka zanafillën në endokrinë”.

Kështu që, nëse mendoni se jeni duke mbajtur një trup në formë duke mos konsumuar kalori, në fakt po e dëmtoni trupin tuaj. Nëse merrni atë kosin pa yndyrë dhe mendoni se ajo është një proteinë e mirë, e keni gabim.

Njerëzit nuk e kuptojnë impaktin e ushqimit në shëndetin e tyre. Ata konsumojnë kos pa yndyrë, provojnë xhinse me masë më të vogël, që u përshtaten mirë dhe me kaq ata mbeten të kënaqur. Por harrojnë se sa probleme do të kenë me shëndetin në të ardhmen. Ju duhet të konsumoni ushqim që është i mirë për shëndetin tuaj, jo për xhinset”.

Shikoni tabelën e kalorive te një produkt dhe mendoni se e keni në dorë shëndetin tuaj? Po gaboni!

Ju mund të konsumoni 100 kalori nga një pako me biskota Oreo dhe ato janë 100 kalori sheqeri dhe ju mund të konsumoni 300 kalori avokado dhe aspak dhjamosje. Kaloritë nuk kanë të bëjnë fare. Duhet të ndiqni kualitetin e ushqimit dhe çfarë lloj ushqimi është”.

Pikërisht këtu fillon të funksionojë dhe faktori stres.

Nëse injoroni vaktet ushqimore, kolesteroli do të ngrihet dhe kur nuk e furnizoni me ushqim trupin tuaj, ky është stres i mirëfilltë. Kur nuk konsumoni mëngjes dhe thjesht pini një kafe për të kaluar të gjithë paraditen, kjo do të thotë të rritësh kolesterolin dhe të çrregullosh hormonet. Kjo është arsyeja pse shtohet në peshë kur njerëzit mendojnë se po mbajnë dietë e në fakt nuk shohin rezultat. Stresi nuk është vetëm “jam i/e stresuar nga puna”, stresi ka edhe këtë formë”.

Kështu që, herën tjetër që mendoni të anashkaloni një vakt apo të hiqni qafe kaloritë, dhurojini vetes kënaqësinë e një tosti me avokado dhe thjesht qetësohuni!

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje