Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Gruaja që humbi 23 kg dhe u kthye në modele: “Motivimi im është ai!”

(Foto) Gruaja që humbi 23 kg dhe u kthye në modele: “Motivimi im është ai!”
October 04
10:20 2016

Sigurisht që koha e limituar i bën prindërit të mos kenë shumë kohë t’i përkushtohen vetes, por një nënë e re ka bërë revolucion me qëllimin që i kishte vendosur vetes.

390c904b00000578-3819379-image-m-31_1475488561322

Shanna Kangas, 33 vjeçe, nga New York-u, e ka bërë  publik gjithë rrugëtimin e saj të dobësimit. Gjithçka ajo e ka arritur duke bërë palestër së bashku me djalin e saj 1-vjeçar. Duke qenë se kilet e tepërta pas shtatzënisë e kishin bezdisur shumë, ajo humbi plot 23 kg, duke u kthyer në një modele të vërtetë.

390c8fff00000578-3819379-image-a-23_1475488147879 390c913500000578-3819379-image-m-21_1475488076542

Kangas e arriti gjithë këtë vetëm për 11 muaj dhe madje u bë pjesë edhe e një konkursi për modele me bikini. Ajo fitoi vendin e dytë në këtë kompeticion, gjë që e bëri edhe më të lumtur. Ajo u shpreh se ndihet akoma edhe më mirë se në të 20-at e saj, sepse trupin nuk e ka pasur kurrë në formë më të mirë se kaq.

Shanna ka treguar gjithashtu se ka kaluar një kohë mjaft të vështirë, sepse i është dashur që çdo aktivitet fizik ta bëjë edhe duke marrë djalin e vogël me vete, si dhe ka ndjekur një dietë mjaft strikte ose, siç e quan ajo, shpesh “torturuese”.

390c908300000578-3819379-image-a-25_1475488191005

Ajo ka rrëfyer se ka dëshirë të jetë një shembull i mirë për të gjitha vajzat e tjera të cilat duan të humbin peshë dhe të ndryshojnë një herë e përgjithmonë mënyrën e tyre të jetesës dhe të ndihen sa më mirë me trupin e tyre.

Megjithatë, vetë Shanna ka thënë se duhet me patjetër të kesh një motivim të madh për të arritur rezultatet që kërkon. Shanna ka pasur motivim djalin e vogël, që sipas saj, është edhe arsyeja se pse ajo dëshiron të ndihet më e bukur dhe më e shëndetshme.  /Blitz.al/

390c903700000578-3819379-image-a-26_1475488196661

Komento
Shperndaje