Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin ekspertët: Kujdes! Të bërit më shumë seç duhet aktivitet fizik do t’ju bëjë të mos ulni peshë

Flasin ekspertët: Kujdes! Të bërit më shumë seç duhet aktivitet fizik do t’ju bëjë të mos ulni peshë
May 22
08:57 2017

Për habinë e të gjithëve, një studim ka treguar se të ushtruarit më shumë seç duhet nuk do t’ju bëjë të ulni peshë ashtu siç mendoni. Një dietologe e njohur e ka shpjeguar të gjithë procesin në një artikull duke folur nga eksperienca e saj personale me të gjithë ata persona që ajo ka ndihmuar në betejën me peshën.

“Njoh njerëz që ushtrohen 2 herë në ditë dhe nuk humbin peshë. Kur ju stërviteni aq shumë, kolesteroli rritet sepse trupi nuk e bën dot dallimin midis niveleve të stresit normal dhe të stresit të stërvitjes. Kur stresoheni duke u stërmunduar, nivelet e kolesterolit shkojnë shumë, por shumë lart. Dhe kjo bën që yndyra të mos tretet në trupin tuaj. Nëse ju ndjeni lodhje, ajo stërvitje nuk është e efektshme”, – ka thënë Dr. Sepel.

Ajo gjithashtu rekomandon të gjithë njerëzit të mos vrapojnë apo të bëjnë klasa intensive, por të punojnë seriozisht dhe me ngadalë rreth një pjese të trupit që e shohin si më problematike. “Ecja apo joga janë të dyja shumë të mira për ju”, – ka përfunduar ajo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje