Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duhet të përfshihen yndyrat në dietën e dobësimit? Ja gjetja e studimit të ri

Duhet të përfshihen yndyrat në dietën e dobësimit? Ja gjetja e studimit të ri
May 30
16:24 2016

Një organizatë bamirësie, që merr përsipër të dobësojë fëmijët obezë, ka publikuar një raport të ri, ku thuhet se  produktet që mbajnë pak yndyrë, janë më të dëmshme për procesin e dobësimit sesa produktet me yndyrë natyrale.

Sipas këtij studimi, për të rënë në peshë duhet të konsumohen më pak produkte që përmbajnë karbohidrate dhe më shumë yndyra. Pas leximit të raportit, Shëndetësia Publike Britanike ka lajmëruar se kjo gjetje duhet studiuar edhe më shumë, sepse në të kundërt mund të ketë pasoja negative te publiku.

Duke qenë se ende nuk kemi një studim të cilit mund t’i referohemi 100% me saktësi, sidomos kur bëhet fjalë për dieta dobësuese, duhet patjetër që studime të këtij lloji të merren në konsideratë me rezerva. Megjithatë, organizata ka theksuar se ky ndryshim në dietë ka ndihmuar fëmijët obezë të bien në peshë.

KONSUMIMI I YNDYRAVE TË SHËNDETSHME

Shumë dieta rekomandojnë ndërprerjen në masë të yndyrave, por studimi i ri tregon se ekzistojnë yndyra të shëndetshme dhe se ato duhen përdorur në masë edhe gjatë dietave për uljen e peshës. Disa nga këto produkte me yndyrë të shëndetshme janë: vaji i ullirit, avokado, kikirikët dhe vaji i peshkut.

Më poshtë keni një përmbledhje të pikave kyçe të studimit:

  • USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI:
  1. Vakte të përgatitura me produkte BIO (nëse një produkt është BIO nuk duhet të interesoheni shumë për kaloritë, yndyrat apo karbohidratet që mund të vijnë prej këtij produkti pasi vlerat ushqyese që fitoni i tejkalojnë këto të fundit).
  2. Perimet, sidomos perimet jeshile dhe me gjethe të mëdha.
  3. Yndyrat e shëndetshme – vaji i ullirit, avokado, kikirikët dhe vaji i peshkut.
  4. Drithërat.
  • USHQIMET QË NUK DUHET TË KONSUMONI:
  1. Ushqimet e procesuara dhe që përmbajnë një miksim të pesë ose më shumë produkteve.
  2. Pijet me shije frutash (por që nuk përmbajnë fruta dhe nuk janë të shtrydhura në moment).
  3. Kos frutash me shije prej koncentrateve dhe jo frutave natyrale.
  4. Mishi i kuq.
  5. Patatina, çibuk dhe çdo “snack” që përdorni mes vakteve.

 

 

Komento
Shperndaje