Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dietat e reja rrezikojnë jetën e të rinjve

Dietat e reja rrezikojnë jetën e të rinjve
May 30
18:25 2016

Dietat e reja, të cilat quhen si  “regjim i pastër”, faktikisht janë shumë të rrezikshme për të rinjtë.  Shumë dieta kufizuese, të cilat përjashtojnë sheqerin, mishin, produktet e qumështit, kanë qarkulluar kohët e fundit nëpër rrjetet sociale. Por  një specialist dietash, Mark Berelowitz, ka thënë se ndërprerja e karbohidrateve dhe yndyrave nga njerëzit mbi peshë është një gjë e mirë. Por për njerëzit me çrregullime në ushqim janë shumë të rrezikshme pasi shkaktojnë anoreksi, bulimi e shumë sëmundje të tjera.

Ky term “regjim i pastër” ka shkaktuar shumë probleme te njerëzit duke qenë se ata heqin dorë nga konsumimi i mishit të kuq sepse është i dëmshëm, kur në të vërtetë është e kundërta. Njerëzit që fillojnë të ndjekin këtë “regjim të pastër” bëhen të varur nga rrjetet sociale në të cilat shohin këto këshilla. Ata shkatërrojnë trupin dhe organizmin e tyre duke ndjekur këshillat në blogjet e ndryshme në internet. Dhe rezultati është: anoreksi dhe çrregullime të tjera shëndetësore.

Etiketimet
Shperndaje