Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dieta “Sirtfood”, humbet peshë me çokollatë dhe verë të kuqe

Dieta “Sirtfood”, humbet peshë me çokollatë dhe verë të kuqe
March 28
12:18 2016

Dieta “Sirtfood” është e vetmja që ka çokollatën dhe verën e kuqe në listën e produkteve të lejuara. Duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë apo jo? Më poshtë keni të shtjelluar gjithçka që duhet të dini.

Kjo dietë e re ka zëvendësuar dietat e mirënjohura “Paleo” dhe “Dukan”, të cilat janë vendosur në krye të planeve ushqimore më të lexuara për vitin 2015-2016. A është dieta “Sirtfood” një nga ato që mbeten vetëm të këndshme për t’u lexuar, apo vërtet të ndihmon të arrish peshën optimale? Më poshtë mund të lexoni pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet që kanë dhënë vetë ekspertët e kësaj diete.

Çfarë është “Sirtfood”?

Kjo duket si një fjalë që vjen nga filmat fantastiko-shkencorë, por në fakt jo. “Sirtfood” është çdo ushqim që ka përmbajtje të lartë të aktivizimit të sirtuinit. Sirtuinet janë proteina që ndihmojnë qelizën nga dëmtimi apo dhe vdekja e tyre. Por disa studime kanë treguar që këto proteina ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e metabolizmit, rrisin masën muskulare dhe djegin kalori. Ndaj dhe kjo dietë fokusohet pikërisht këtu.

 

Shkëlqyeshëm! Çfarë duhet të konsumoj?

Ata që parapëlqejnë ta provojnë këtë dietë kanë lexuar se mund të konsumojnë verë të kuqe dhe çokollatë të zezë. Kjo është e vërtetë pasi të dyja këto produkte mund të stimulojnë në masë të madhe sirtuinën. Por këto të dyja nuk janë të vetmet.

Ushqimet e tjera të lejueshme janë: mollë, majdanoz, koper, boronica, çaj jeshil, sojë, luleshtrydhe, vaj ulliri, qepë e kuqe, lakër jeshile, rukola, shegë, limon dhe agrume. Një tjetër produkt i rëndësishëm i dietës, çuditërisht, është kafeja.

Vendet ku është më e lehtë të bëhet kjo dietë janë Italia dhe Japonia pasi në këto vende njerëzit përdorin shumë nga produktet e mësipërme.

 

Ka ndonjë plan ushqyerjeje kjo dietë?

Po, ka! Në javën e parë duhet të konsumoni vetëm 1000 kalori në ditë, duke bërë pjesë të ushqimeve tuaja 3 nga produktet e listës si vakte të plota dhe 3 përzierje me po këto produkte duke krijuar lëngje.

Javën tjetër, ju e rrisni dozën në 1500 kalori në ditë, por  konsumoni vetëm 2 vakte me shumë përmbajtje të produkteve të listës dhe dy lëngje jeshile (me produkte jeshile).

Në vijimësi nuk ka ndonjë plan pasi kjo dietë synon të kthehet në rutinë dhe të ndihmojë në rregullin e ushqyerjes së përditshme. Sekreti qëndron në faktin që ju bëni pjesë të ritualit tuaj të përditshëm ushqimor sa më shumë produkte nga lista “Sirtfood”.

 

Kush e zbuloi këtë dietë?

Autorët janë disa konsulentë ushqimorë, Aidan Gogins dhe Glen Matten. Fokusi i tyre ka qenë gjithnjë ngrënia e shëndetshme, më shumë sesa të mbajturit dietë në vetvete. Në librin e tyre “The Sirtfood Diet” ata theksojnë rëndësinë e eksperimentimit për pjata të reja me përmbajtje të këtyre ushqimeve.

Pse është gjetja e kësaj diete një lajm i mirë?

Ndryshe nga dietat e tjera, që të dërgojnë drejt uljeve dramatike në peshë menjëherë (dhe më pas i merr këto kg të humbur), dieta “Sirtfood” është e përsosur për të rregulluar sistemin tuaj imunitar, të ndihmon të marrësh edhe vitamina që rrallë herë mund t’i marrim drejtpërdrejt dhe të ndihmon të ndihesh me një trup më të shëndetshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje