Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dieta e “Malit” të “Game of Thrones”, më e frikshme sesa pamja e tij

Dieta e “Malit” të “Game of Thrones”, më e frikshme sesa pamja e tij
April 28
17:24 2016

Jeni ose jo një ndjekës “i kënaqur” i “Game of Thrones”, me siguri e njihni Hafþór Júlíus Björnsson, aktori i cili luan rolin e Gregor “malit”. Siç mund ta keni vënë re, ai është një burrë vërtet i madh. Ai ka vendosur të postojë për të gjithë ndjekësit e tij dietën që e ka bërë të ketë trupin që ka tani.

Ai vetë ka shkruar:

“Njerëzit më kanë pyetur vazhdimisht se çfarë diete mbaj e çfarë ha. Ja tek është plani i dietës time për përgatitjet e konkursit “Burri më i fortë në botë, 2016”. Kjo që do të lexoni do t’ju duket e frikshme dhe nuk jua rekomandoj që ta provoni!

06:50 – Stërvitja e mëngjesit, kardio dhe ushtrime aerobike me pesha, gluteminë dhe një grusht me bajame.

07:30 – 8 vezë, 200 g drithëra, boronica, luleshtrydhe dhe avokado.

09:30 – 400 g biftek, 400 g patate të ëmbla, një grusht spinaq dhe sallatë jeshile.

11:50 – sërish gluteminë (si produkt i paketuar që blihet në palestër).

14:00 – Përzierje e 150 g drithëra, 2 banane, 150 g oriz, manaferra të ngrira, një grusht bajame, gjalpë kikiriku dhe gluteminë.

14:30 – Stërvitje e rënduar.

17:30 – 60 g proteina dhe 2 banane.

18:00 – 500 g biftek. Patate dhe gjethe jeshile të ndryshme.

20:30 – 500 g salmon dhe 500 g patate të ëmbla/

22:30 – 50 g kazeinë ose 6 vezë, avokado, 50 g gjalpë kikiriku.

Konsumoj gjithashtu shumë ujë si dhe lëngje të tjera frutash për më shumë kalori”.

 

grid-cell-30048-1461695003-10

Etiketimet
Shperndaje