Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhjetë truket që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Dhjetë truket që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë
July 12
12:24 2017

Shumë njerëz dëshirojnë të humbasin peshë dhe për këtë arsye nuk ushqehen mirë e qëndrojnë të uritur. Kjo nuk është aspak e drejtë, ju duhet të krijoni një ambient, i cili të ndikojë në rënien e peshës. Më poshtë duhet të shihni disa prej trukeve që duhet të ndiqni.

Edhe pse keni mbajtur një dietë drastike dhe po hani një copë picë mos u ndjeni keq, më mirë ta hani sesa ta mendoni gjatë gjithë kohës.

Hani sasi më të vogël ushqimi, pra mos e mbushni pjatën plot.

Lëreni pjatën me mbetjet ushqimore para syve që të kuptoni gabimin që keni bërë.

Hani më mirë vetëm sepse me të tjerët ndonjëherë hani më shumë seç duhet.

Bëni një listë pazari dhe mos blini ç’t’ju shohë syri.

Mos mbani tasa të tejdukshëm në frigorifer, në mënyrë që të mos shihni të gjitha ushqimet sapo e hapni atë.

Duhet të hani ngadalë.

Hani ushqime me kalori në mëngjes.

Ndani ushqimin në porcione.

Qëndroni të qetë dhe mos u stresoni për sa i përket ushqimit./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje