Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të pastroni organizmin dhe të humbisni peshë? “Veggies” na prezanton dietën vegane çudibërëse!

Dëshironi të pastroni organizmin dhe të humbisni peshë? “Veggies” na prezanton dietën vegane çudibërëse!
October 01
17:26 2017

Kush i do kilet e tepërta? Sidomos tani pas një sezoni të ngarkuar me ushqime që nuk i kemi kontrolluar duke qenë se zakonisht ditët e verës na gjejnë jashtë dhe në ambiente ku më së shumti konsumohet ‘fast food’. Me siguri, nëse do t’i provonim rrobat e banjës tani, ato nuk do ta na rrinin aq bukur sa në fillim të qershorit kur trupin e kishim bërë gati për tu veshur me bikini.

Por mos u demoralizoni, keni kohë dhe jeni në artikullin e duhur! Duke qenë se kemi vënë re se disa prej personazheve publike si Rozana Radi, Jonida Maliqi, Aulona Musta, Fatma Haxhialiu, Xhemi Shehu, Eneda Tarifa, e shumë të tjerë na kanë treguar në rrjete sociale se kanë arritur të humbin peshë këto kohë duke përdorur dietën vegane, ne të Blitz.al vendosëm t’i bënim një intervistë vajzës e cila solli për herë të parë menunë vegane në restorantin e saj “Veggies” që gjendet në Tiranë. Ina na ka rrëfyer se përpos pastrimit të organizmit që sigurisht bëhet me dietën vegane, gjithashtu kjo e fundit arrin të të dobësojë.

Ne e pyetëm Inën se si qëndron dieta vegane në raport me dietat e tjera dhe ku qëndron çelësi që personazhet publike që po e përdorin këtë dietë kanë rezultate të dukshme dhe shumë të shpejta dhe çka është më e rëndësishmja, s’duken aspak të përgjumur madje janë më aktvë se kurrë!

1.A humbet peshë me dietën vegane dhe përse ndodh kjo?

A-Sipas statistikave të studimeve të vazhdueshme raportohet se veganët kanë tendencë të kenë siluetë më të hollë dhe BMI të ulët krahasuar me masën e përgjithshme të popullsisë. Në një periudhë 3 mujore, arrihet ulja me 7,5-10% e peshës së tyre trupore. Kjo ndodh sepse ushqimet e kësaj diete janë të pasura në fibra, nutrient që ul urinë dhe rrit ndjesinë e ngopjes. Pa qenë nevoja të zvogëlosh porcionet, ul marrjen e kalorive. Vetëm marrja e 14 g fibra çdo ditë ul me 3 kg në 3 muaj peshën e trupit.

B-Përballja e përditshme me ushqime të procesuara, të varfëra në nutrient, me kalori të larta, i stimulon njerëzit që ndjekin këtë dietë të konsumojnë ushqime të gatuara në shtëpi, që shpesh kanë më pak yndyrna, sheqerna, kalori.

2.Arrihet të humbet peshë me aq shumë produkte ushqimore në një vakt? Si është e mundur kjo?

Një fjalë: FIBRA. Të gjithë e dimë që na duhen por vazhdojmë të kemi mungesa. Shumë ushqime të procesuara (përfshirë dhe bukën), kanë fibra të shtuara, të cilat janë të dëmshme për organizmin. Ndaj dhe rekomandohet marrja e saj nëpërmjet perimeve dhe frutave. Fibrat përveç ndjesisë së ngopjes, bëjnë që ushqimi të lëvizi më me shpejtësi në traktin gastrointestinal. Fibrat në kolon (zorra e trashë) ndihmojnë që të rritet fermentimi bakterial, si pasojë rritet prania e këtyre baktereve të dobishme, dhe aktiviteti i enzimave të tyre. Si pasojë përshpejtohet metabolizmi dhe nxjerrja jashtë fluideve të tepërta.

3.Pas sa ditësh duke ndjekur dietën vegane arrihet të shihen ndryshime në përmasat e trupit.

Ndryshimet vërehen që në javën e parë. Në 318 klientë të trajtuar vetëm për rënie peshe, rangu mesatar i rënies së peshës varion nga 7,5-10 kg brenda 3 muajve. Pa harruar të përmendim dhe rastet e shumtë me 15 kg.

4.Zakonisht në dieta të ndryshme kilet e para që humbasin janë ujea dhe toksinë, pra jo masë dhjamore e mirëfilltë duke e bërë kështu një rënie artificiale. Ku qëndron çelësi I dietës vegane që të jep rënie natyrale dhe të shëndetshme?

Kilet e humbura merren shumë më ngadalë për faktin që kemi traktin intestinal të pastruar, mëlçi të relaksuar nga mbingarkesa e toksinave, hormone të normalizuara. Ndaj dhe përgjigjia e këtyre organeve ndaj një ushqimi të dëmshëm është më i shpejtë.

Duhen të paktën disa javë që këta organe të ndoten dhe të ulet kundërpërgjigjia ndaj ushqimeve të dëmshme e si pasojë dhe eleminimi i tyre.

5.A ka lodhje dhe përgjumje meqë janë të pakta në kalori ushqimet në dietën vegane?.

Dieta vegane nuk bazohet në ulje kalorish por në marrjen e nutrienteve të nevojshme që organizmi të mirëfunksionojë. Është regjim që riedukon mënyrën e të ushqyerit dhe jo dietë që kur e mbaron nuk mban mend se çfarë bëre. Truri merr sinjale të reja informacioni të cilat ruhen në memorie si eksperiencë e bukur dhe e veçant, e jo si “torturë”. Dieta e detoxit vegan normalizon raportin  e acideve/alklalineve. Ndër benefitet e të pasurit një trup me ph të balancuar janë: lëkurë më elastike, gjumë më të thellë dhe shplodhës, energji fizike e shtuar, tretje e mirë, përqëndrim më i madh, më pak i prekur nga gripi sezonal etj.

6.Duke qenë se në kulturën shqiptare ushqimet janë më së shumti me bazë mishi dhe bulmeti, si mund të ndihmojë dieta vegane tek ndryshimi i kësaj kulture?

Sipas INSTAT nga viti 1990-2016 shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Shqipëri janë: sëmundjet kardiovaskolare dhe tumoret. Kjo është për të ardhur keq, kur mendon se jetojmë në një vend me larmishmëri ushqimesh, përdorimi i mirë i të cilave mund të kishin parandaluar shifrat alarmante. Ushqimet me prejardhje shtazore, apo të denatyruara kanë përmbajtje të lartë të radikaleve të lira grumbullimi në kohë i të cilave stimulon lindjen e një tumori.

Benefitet e detoxit vegan:

Pastron traktin gastrointestinal, përmirëson tolerancën ndaj glukozës dhe përgjigjen ndaj insulinës, rrit fermentimin në kolon, redukton hiperlipideminë, hipertensionin, dhe faktorë të tjerë të rrezikshëm për arteriet koronare, ul rrezikshmërinë e tumoreve, veçanërisht atë të zorres së trashë, rrit ndjesinë e ngopjes dhe ul peshën, rrit furnizimin me oksigjen të organizmit duke bërë kështu që gjaku të jetë më i shëndetshëm dhe si pasojë truri e shumë organe të tjera të funksionojnë më mirë, pastrimi nga radikalet e lira nuk lejon shfaqjen e sëmundjeve autoimunitare dhe tumorale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje