Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të jeni më të shëndetshëm vitin që vjen? Provoni këto rregulla të reja

Dëshironi të jeni më të shëndetshëm vitin që vjen? Provoni këto rregulla të reja
December 18
11:02 2016

Ka ardhur fundi i vitit dhe besojmë se të gjithë keni disa objektiva të reja në kokën tuaj për vitin që vjen. Një objektiv i përbashkët, pra që prek shumë njerëz, është ai të qenit më të shëndetshëm. Por duke qenë se zakonisht ne përpiqemi të vëmë rregulla drastike dhe dieta të cilat i mbajmë shumë pak ditë vetëm nga entuziazmi i një fillimi të ri, në këtë artikull do t’ju tregojmë disa rregulla të thjeshta që nëse i bëni pjesë të përditshmërisë tuaj me siguri rezultatet do të jenë mjaft të kënaqshme.

  1. Vendosni rregull në pjatën tuaj

Përpara se të bëni një përzierje me shumë kalori, mbusheni gjysmën e pjatës tuaj me perime, ndërkohë që dy çerekët e mbetur mund t’i mbushni me proteinë dhe karbohidrate.

  1. Vendosni në tavolinë vetëm ushqimin që keni përcaktuar për të konsumuar

Kur lini edhe ushqim tjetër në tavolinë me shumë mundësi do ta konsumoni, ndaj boshatiseni tavolinën dhe mbani aq sa duhet.

  1. Pini një gotë ujë përpara se të konsumoni ushqim

Kështu stomaku juaj do të mbushet disi dhe ju do të ndiheni më të ngopur.

  1. Përtypeni mirë çdo kafshatë përpara se ta kaloni në stomak

Ndihmojeni organizmin tuaj me tretjen duke e copëtuar mirë ushqimin që në gojë.

  1. Mos përdorni terminologji të tipit “ushqime të mira” dhe “ushqime të këqija”, por “ushqime të shëndetshme” dhe “ushqime të pashëndetshme”.

Në momentin që ju thoni se do të konsumoni “ushqim të pashëndetshëm”, menjëherë do ta kuptoni gabimin që po bëni me trupin tuaj. Gjithçka është psikologjike…

  1. Për çdo një orë që ju qëndroni ulur, bëni 5 minuta ecje

Kjo duhet kthyer në rutinën tuaj edhe nëse jeni në shtëpi, edhe nëse jeni në zyrë.

  1. Nëse ju e urreni një lloj ushtrimi fizik, ndërrojeni

Nëse ju e urreni palestrën, mos e bëni. Provoni kërcimin apo vrapin në natyrë.

  1. Çdo natë shkoni 5 minuta më herët për të fjetur

Të paktën deri sa të mësoni veten që ora 22:00 është perfekte për të fjetur.

  1. Mos vendosni objektiva drastike dhe mos u shprehni në mënyrë radikale

Mos thoni asnjëherë “ky është sanduiçi i fundit”, sepse kur të konsumoni një tjetër do t’ju duket vetja një dështim i vërtetë.

/Blitz.al/

Shperndaje