Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni këto ushqime “çudibërëse”

Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni këto ushqime “çudibërëse”
October 13
19:17 2016

Kur dëgjoni për ushqimet që ju ndihmojnë të humbni kalori shpesh ju duket e pabesueshme, por kjo është e vërtetë sepse disa ushqime kanë veti që ndihmojnë dhe përmirësojnë sistemin tretës.

Më poshtë do të gjeni disa prej ushqime që ju ndihmojnë të humbni peshë shumë thjesht.

q1

Domatet janë produkte natyrale dhe ju ndihmojnë të digjni yndyrat. Shkencëtarët kanë zbuluar se domatet përmbajnë beta karoten dhe llycpene, që ulin nivelin e yndyrave në stomak. Domatet kanë pak kalori, pak yndyra dhe janë të pasura me fibra. Përveçse ndikojnë në rënie peshe, ato parandalojnë sëmundje të ndryshme.

q2

Stikat e pishës ju ndihmojnë që të mos ndiheni të uritur. Ato përmbajnë një hormon, i cili jep sinjal në trurin tuaj se jeni të ngopur. Futini stikat e pishës në dietën tuaj dhe do të shihni se do të keni rezultate të mira.

q3

Asparagu ju ndihmon të humbni peshë, gjithashtu është një ushqim detoks që largon helmet e mbeturinat nga trupi juaj. Kanë pak kalori dhe shumë vitamina e minerale.

q4

Ka disa lloje të ndryshme kërpudhash, të cilat ju ndihmojnë për të rënë në peshë. Kërpudhat kanë pak kalori dhe nuk kanë as sheqer, as yndyra.  Kërpudhat kanë një përmbajtje të lartë kaliumi dhe keni shumë mundësi gatimi për to./Blitz.al/

 

Shperndaje