Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë përmbajnë ushqimet e shpejta dhe sa të dëmshme janë?

Çfarë përmbajnë ushqimet e shpejta dhe sa të dëmshme janë?
September 22
16:54 2016

Ushqimet e shpejta jo gjithmonë janë një zgjidhje e keqe, megjithatë në shumë raste ato kanë sasi të madhe sheqeri, kripe, yndyrash dhe karbohidratesh. Këto ushqime kanë zakonisht shumë kalori dhe nuk janë shumë të shëndetshme. Sipas një studimi, këto ushqime kanë  160-310 kalori, që është një sasi e madhe dhe e dëmshme.

Cilat janë ushqimet e shpejta?

  1. Sanduiçi i mëngjesit

Disa përbërës të sanduiçit janë të dëmshëm sepse vezët e skuqura  përfshijnë trigliceride, vaj, shije artificiale dhe  glycol propilen, i cili është një përbërës që përdoret për të bërë poliestrën.

2. Hamburgeri

Hamburgeri bëhet me mish viçi, i cili mund të ketë hormone që përfundojnë në sistemin tuaj.

3. Pijet e gazuara

Në qoftë se këto pije i blini në dyqanet e ushqimeve të shpejta, merrni më shumë kalori sepse janë më të mëdha.

4. Salca

Sheqeri është përbërësi kryesor për çdo salcë. Salca ka shumë kalori dhe madje përmban shurup orizi, misri, fruktozë, që kanë shumë kalori të gjitha bashkë.

5. Kofshë pule

Te kofshët e pulave ka enë gjaku, kocka dhe lëkura të cilat kanë yndyrë dhe kripë. Mund të shkaktojnë probleme me zemrën dhe diabetin.

6. Patatet e skuqura

Patatet e skuqura, përveç kripës dhe yndyrës, kanë përbërës artificialë dhe sheqer.

7. Hot dog

Kanë shumë nitrate dhe përmbajnë një numër të madh kalorish për shkak të mishit dhe salcave.

8. Milkshake

Përveç qumështit dhe sheqerit përmban natrium fruktozë dhe ngjyrues të ëmbël./Blitz.al/

Komento
Shperndaje