Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë nuk duhet t’u thuash femrave me muskuj?

Çfarë nuk duhet t’u thuash femrave me muskuj?
September 14
10:50 2016

Muskujt dhe trupi i palestruar janë shumë të rëndësishëm jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat. Shumë femra dëshirojnë të kenë një trup perfekt, të ngjashëm me trupin e një atleteje.

Ato mund të jenë shumë të lumtura për trupin e tyre të formuar dhe me muskuj, por opinioni i të tjerëve jo gjithmonë u pëlqen. Dikush mund ta teprojë duke thënë diçka që nuk duhet. Më poshtë do të gjeni se çfarë nuk duhet t’i thoni një femre me trup të palestruar.

  1. Ju mund të hani çdo gjë, por do t’ju duhet të punoni shumë me trupin tuaj.
  2. Ju ende dukeni shumë femërore dhe nuk keni një trup muskuloz.
  3. Më mirë të jesh e fortë sesa e dobët.
  4. Kini kujdes mos shtoni shumë peshë!
  5. Më bëni të ndihem shumë keq që nuk shkoj në palestër.
  6. Nuk frikësohen meshkujt nga ju?
  7. Pra, e gjithë familja juaj është në super formë?
  8. Unë nuk i kuptoj vajzat që duan t’i kenë muskujt kështu./Blitz.al/
Komento
Shperndaje