Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktivitetet fizike që duhet të ndiqni në qoftë se e teproni me ushqimin

Aktivitetet fizike që duhet të ndiqni në qoftë se e teproni me ushqimin
December 27
15:48 2016

Të gjithë ndonjëherë e teproni me ushqimin dhe vjen një moment që thoni: “Nuk mund të lëviz nga vendi”.

Në këtë rast duhet të bëni sa më shumë aktivitete fizike për të tretur ushqimin. Mund t’ju duket sikur nuk e bëni dot këtë, por është një ndër gjërat që do t’ju ndihmojë më shumë. Duhet të keni kujdes sepse nuk mund të bëni çdo aktivitet fizik, por mund të ndiqni disa rregulla.

Më poshtë do të shihni se çfarë ushtrimesh duhet të bëni në këto raste.

  • Rregulloni metabolizmin në mëngjes

Keni ngrënë shumë një natë më parë? Atëherë në mëngjes çohuni dhe bëni sa më shumë stërvitje deri në momentin që të ndiheni të lodhur.

  • Punoni me muskujt tuaj

Për rreth 20 minuta ju duhet të ngrini pesha dhe të punoni me muskujt tuaj, por kujdes pa i lënduar ato.

  • Bëni joga

Në qoftë se keni ngrënë shumë ushqim ose keni pirë alkool, filloni të ndiqni çdo ditë një kurs joga dhe për 15 minuta trupi juaj do të jetë në gjendje shumë të mirë.

  • Bëni ecje në natyrë

Ecja në natyrë jo vetëm që do t’ju ndihmojë të tretni ushqimin, por gjithashtu do t’ju bëjë të ndiheni mirë edhe psikologjikisht./Blitz.al/

Komento
Shperndaje