Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Të ngrënit fast food sjell stres”-studimi i fundit tregon si ndikojnë ushqimet në humorin tonë

“Të ngrënit fast food sjell stres”-studimi i fundit tregon si ndikojnë ushqimet në humorin tonë
December 29
23:13 2018

Lidhjet mes ushqimeve, vlerave të tyre ushqimore dhe shëndetit janë tepër të qarta. Por si ndikojnë grupë të veçanta ushqimesh në humorin dhe gjendjen tonë emocionale?

Studimi i kryer nga një ekip i udhëhequr nga Lina Begdache, peadagoge e “Health and wellness studies “në Binghamton të Nju Jorkut, zbuloi se personat nën 30 vjeç që konsumonin “fast food” më shumë se tri herë në javë kishin nivele më të larta të stresit dhe shqetësimeve. Ushqimi i shpejtë zakonisht ka përbërje të lartë të acideve yndyrore të ngopura që mund të provokojnë një përgjigje inflamatore të ulët në trup. Kjo nga  ana tjetër, lidhet me ankthin dhe depresionin.

Ndërkohë, ata që hanin mish tri herë në javë ose më pak, gjithashtu kishin më shumë probleme të shëndetit mendor. Përbërja e mishit lidhet me prodhimin e serotoninës, që e bën njeriun të ndihet mirë.

Për personat mbi 30 vjeç,studimi tregoi që të ngrënit më pak karbohidrate dhe më shumë fruta pakësonte ankthin dhe depresionin. Sipas studimit, dieta mesdhetare ishte mënyra më e mirë e ushqyerjes për trupin, por edhe mendjen.

“I ka të gjithë përbërësit që janë të rëndësishëm për struktën e shëndetshme të trurit.”- u shpreh Begdache.

Tashmë që e dini që ushqimi i shëndetshëm ndikon edhe në humorin tuaj, duhet të filloni të jeni më të kujdesshëm. /Blitz.al/

Share