Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 mënyra se si të humbni kilogramët e padëshiruar para verës

8 mënyra se si të humbni kilogramët e padëshiruar para verës
April 29
18:08 2016

Vera është shumë afër dhe ju nuk ndiheni mirë me trupin tuaj? Ju duhet një zgjidhje për të hequr disa kilogramë?  Nuk është edhe aq e komplikuar sa mund ta mendoni. Mjafton të keni vullnetin, dëshirën dhe qëllimi do të jetë më i afërt se kurrë. Hidhuni një sy këshillave të mëposhtme dhe do të mund të jeni në kohë për të veshur bikinin tuaj të preferuar dhe të dukeni seksi në plazh gjatë verës.

 

  1. Zëvendësoni

Ju digjni kalori gjatë ditës me çfarëdo lloj aktiviteti të merreni, kështu që është normale të ndjeni uri.  I gjithë sekreti qëndron te përzgjedhja, ndaj ndryshoni zgjedhjen,  ëmbëlsirën që keni menduar gjithë ditën se duhet ta hanit, me një ushqim të lehtë të marrë nga shtëpia, si një mollë apo ndonjë frutë tjetër. Në këtë mënyrë ju i merrni proteinat dhe i kurseni vetes disa kalori të tepërta.

2. Ushtrohuni

Njerëzit që shkojnë në palestër dy apo tri herë në javë, kanë më shumë përparësi në humbjen e peshës. Nëse nuk mund ta menaxhoni kohën tuaj aq mirë sa të shkoni  më shumë se dy herë në javë në palestër, mos u merakosni, ka gjithnjë një zgjidhje. Në vend të ashensorit zgjidhni të ngjiteni nga shkallët, bëni vrap në park ose parkojeni makinën tuaj pak më larg vendit të zakonshëm. Kjo do të shtojë aktivitetin tuaj, trupi do të jetë në lëvizje dhe ju do të humbni më shpejt peshë.

3. Rezistojuni të ëmblave

Shpëtoni nga çdo gjë e ëmbël, madje hiqini qafe nga çdo cep i kuzhinës suaj. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar jashtë tundimit. Nëse keni dalë me miqtë tuaj, zgjidhni porosinë para se të uleni dhe në asnjë mënyrë mos e shfletoni menynë e ëmbëlsirave.

4. Mbushni pjatën me perime

Gjysma e pjatës suaj duhet të jetë e mbushur me zarzavate,  ndërkohë që gjysma tjetër duhet të ndahet mes ushqimeve me proteina dhe karbohidrate.

5. Në fjalorin tuaj nuk ekziston fjala “Fast food”

Duhet ta largoni padyshim nga vaktet tuaja ushqimin e gatshëm e nëse e keni të vështirë, mundohuni që mos ta përsërisni deri një herë në javë. Sa më pak të hani ushqime të gatshme, plot yndyra, aq më shpejt do të arrini të humbni në peshë.

6. Mjaft i konsumuat gjithë ato kalori!

Çajet dhe lëngjet e ëmbla duhet t’i lini mënjanë duke i përsëritur vetes një “Jo” në çdo moment. Zëvendësojini me lëngje të freskëta të saposhtrydhura duke marrë kështu vitaminën në vend të sheqerit.

7. Ju jeni  ajo çfarë konsumoni

Konsumoni një vakt të vogël në sasi dhe kilogramët tuaj do të zvogëlohen. Përpara se të uleni për të ngrënë vaktin e drekës, nëse më parë e konsumonit pjatën të plotë apo edhe dy pjata,  mësoni ta ndani përgjysmë pasi kështu do të humbni peshë në mënyrë të menjëhershme.

8. Besojini vetes

Duhet të jeni pozitiv dhe  të besoni se do të keni sukses në qëllimin që i keni vënë vetes.  Jini nga ata persona që i besojnë një gote gjysmë plot  dhe padyshim që do të arrini ku doni. Njerëzit që bëjnë të kundërtën nuk humbasin peshë por e fitojnë më shumë vetëm nga mungesa e vetëbesimit.  Pozitiviteti është çelësi!

Komento