Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 ushtrime të efektshme për të shpëtuar nga mjekra e dyfishtë

8 ushtrime të efektshme për të shpëtuar nga mjekra e dyfishtë
April 03
18:19 2017

Shumë njerëz kanë probleme me mjekrën e dyfishtë ose, siç i thonë ndryshe në gjuhën popullore, gushën. Kjo gjë nuk ndodh vetëm me kalimin e viteve, por disa njerëz e kanë edhe të trashëguar.

Mjafton që të bëni disa ushtrime për ta eliminuar atë. Më poshtë do të shihni disa ushtrime mjaft efektive.

Hapi i parë

Fillimisht duhet të nxehni muskujt siç bëni para stërvitjes. Lëvizni nofullat para dhe pas me ngadalë dhe përsëriteni këtë ushtrim 8-10 herë.

Hapi i dytë

Hapni gojën dhe më pas mbylleni përsëri, duke kafshuar buzën e poshtme me dhëmbët lart. Përsëriteni këtë veprim 5 deri në 7 herë.

Hapi i tretë

Mjekra e dyfishtë është e lidhur me muskujt hyoid. Kjo është arsyeja pse ata duhet të forcohen. Nxirrni gjuhën jashtë dhe përpiquni të kapni hundën me majën e saj. Përsëriteni këtë 5 herë.

Hapi i katërt

Ktheni fytyrën tuaj në profil dhe tërhiqni nofullën e poshtme para. Më pas kthejeni kokën në anën tjetër dhe bëjeni përsëri këtë gjë. Përsëriteni 5 herë. Ky ushtrim ju ndihmon për të çlodhur muskujt e qafës.

Hapi i pestë

Paramendoni sikur jeni duke puthur një njeri më të gjatë se ju dhe duhet të ngrini kokën. Nëse jeni duke bërë këtë ushtrim do të ndjeni tension të fortë në qafën tuaj. Qëndroni kështu për 5-8 sekonda dhe lirohuni.

Hapi i gjashtë

Për këtë ushtrim duhet të bëni dy grushte dhe t’i vendosni në pjesën e mjekrës. Duhet të bëni rezistencë deri në 3 sekonda dhe përsëriteni 5-7 herë.

Hapi i shtatë

Buzëqeshni. Shtrëngoni dhëmbët tuaj me gojën mbyllur dhe më pas buzëqeshni duke hapur buzët. Nëse ju ndjeni tension të fortë në muskujt e mjekrës, atëherë e keni kryer ushtrimin në mënyrë perfekte. Mbajeni për 5 sekonda, relaksohuni për 3 sekonda dhe përsëriten 5-8 herë.

Hapi i tetë

 

Fryni faqet. Merrni frymë thellë, mbushuni me ajër, mbyllni gojën dhe fryni faqet. Shtypini faqet me pëllëmbët tuaja. Bëjeni këtë veprim për 3-5 sekonda dhe më pas relaksohuni. Përsëriteni ushtrimin 5-6 herë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje