Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 mënyrat se si të konsumoni më shumë ujë për të humbur më shumë peshë

7 mënyrat se si të konsumoni më shumë ujë për të humbur më shumë peshë
September 01
13:37 2016

Studiues të ndryshëm thonë se femrat konsumojnë rreth 2.7 litra ujë në ditë ndërkohë që meshkujt konsumojnë rreth 3.7 litra, të marra nga të gjitha produktet e lëngshme gjatë ditës.

Më poshtë ndiqni 7 mënyrat që duhet të ndiqni për të shtuar më tepër konsumimin e ujit në të përditshmen tuaj.

  1. Pini ujë për të rritur energjinë

Një nga elementet më të rëndësishme për të qëndruar me energji të plotë përgjatë gjithë ditës është uji. Jo vetëm dehidratimi i trupit, por edhe dehidratimi i mendjes është një faktor që nuk i lejon njerëzit të kenë energjinë e duhur. Ndaj, nëse konsumoni sa më shumë ujë, do të keni më tepër energji.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Konsumoni se paku 8 gota ujë në ditë.

 

2. Pini ujë përpara se të konsumoni vaktin ushqimor

Kur konsumoni ujë përpara një vakti ushqimor ndiheni më të ngopur dhe nuk do të keni dëshirën për të konsumuar shumë kalori. Studimi tregon se personat që konsumojnë ujë përpara vaktit ushqimor kanë 44% më shumë mundësi për të humbur peshë se ata që nuk e kryejnë këtë “ritual”.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Konsumoni rreth një gotë e gjysmë ujë 30 minuta përpara se të konsumoni vaktin tuaj.

 

3. Pini ujë për të forcuar muskujt

Dehidratimi mund të ulë fuqinë e muskujve dhe të ngadalësojë ndërveprimin e tyre. Për të pasur muskuj më të fortë ju duhet të konsumoni ujë. Sa më shumë muskuj të keni, aq më shumë kalori mund të digjni.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Konsumoni ujë përpara dhe pas aktivitetit tuaj fizik. Nëse ndjeni se jeni i dehidratuar, mos ngurroni të konsumoni ujë.

 

4. Pini ujë për të rregulluar metabolizmin dhe për të djegur kalori

Për personat që janë mbipeshë është vënë re se kur kanë konsumuar më tepër ujë, edhe pse kanë ndjekur të njëjtën rutinë ushqyerje, kanë humbur rreth 2 kilogramë në muaj. Kjo ndodh sepse uji ka veti rregulluese në metabolizëm dhe djeg kalori.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Nëse nuk e preferoni ujin, shtojini pak shije: limoni ose ndonjë frutë e ngjashme.

 

5. Pirja e ujit ndihmon në mbrojtjen e kyçeve

Kyçet janë shumë të ndjeshme ndaj dehidratimit dhe mungesa e ujit tek ato është mjaft e dëmshme për shëndetin tuaj fizik.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Konsumoni më tepër ushqime të cilat kanë përqindje të lartë të ujit. Luleshtrydhet, shalqiri, rrushi, pjeshkat dhe kastravecët janë disa prej produkteve të cilat nuk duhet t’i ndani asnjëherë nga dieta juaj.

 

6. Pini më shumë ujë për të ulur nivelin e kalorive që merrni

Nëse zëvendësoni lëngjet me sheqer me ujin natyral, atëherë kaloritë do të reduktohen menjëherë.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Hiqni dorë nga lëngjet të cilat përmbajnë sheqer, madje edhe nga lëngjet e frutave. Zëvendësojini me ujë natyral dhe do të vini re ndryshimet.

 

7. Konsumimi i ujit ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave

Nëse veshkat tuaja nuk kanë ujë mjaftueshëm ato nuk do të munden të funksionojnë siç duhet, çka do të bëjë që të depozitoni më shumë yndyrë dhe dhjam në trupin tuaj.

Çfarë duhet të bëni për këtë: Kur zgjoheni në mëngjes, pini menjëherë një gotë me ujë të vakët.

 

Komento
Shperndaje