Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 ushtrimet e padobishme që nuk ju ndihmojnë të humbni peshë

5 ushtrimet e padobishme që nuk ju ndihmojnë të humbni peshë
July 14
13:32 2017

Shumë njerëz mendojnë se çdo lloj aktiviteti fizik ju bën të humbni peshë, por në të vërtetë gabohen. Në qoftë se ju dëshironi të humbni kilogramë duhet të ndaloni së bëri ushtrimet që ju ndihmojnë të fitoni masë muskulore.

Anësoret me pesha

Në qoftë se dëshironi të humbni peshë bëjini anësoret pa përdorur pesha. Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se një herë në javë.

Squats

Squats janë ndër ushtrimet më efektive për forcimin e të pasmeve dhe kofshëve. Ato ju ndihmojnë të vendosni masë muskulore, jo të humbni peshë.

Hapjet e këmbëve me ndihmën e makinerisë bëhen për të forcuar kofshët tuaja, por për të holluar kofshët mund t’i bëni ato vetë.

Ushtrimet e fundshpinës të bazuara te peshat.

Duke përdorur pesha të rënda ju mund të deformoni shpinën tuaj, kështu që këtë ushtrim bëjeni një herë në javë me pesha të vogla.

Push-ups

Mos qëndroni mbështetur me pëllëmbë, por me bërrylat tuaj, pasi në këtë mënyrë forconi muskujt e kraharorit.

3 rregullat themelore të stërvitjes:

Kombinoni kardion me ushtrimet e forcës.

Ndryshoni programin e stërvitjes dhe bëni variacione të ndryshme ushtrimesh.

Për të humbur peshë bëni ushtrimet duke përdorur pesha të vogla dhe bëni pushim midis ushtrimeve./Blitz.al/

Shperndaje