Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mënyrat efikase që nënat e reja t’i rikthehen peshës së mëparshme

5 mënyrat efikase që nënat e reja t’i rikthehen peshës së mëparshme
March 06
12:21 2017

 

Nënat e reja duhet të hanë shëndetshëm në mënyrë që të përcjellin vitaminat edhe te foshnjat e tyre nëpërmjet ushqimit me gji. Por jo vetëm kaq, ato duhet të rifitojnë trupin që kishin para lindjes dhe këtë gjë mund ta bëjnë vetëm duke mbajtur një regjim të mirë ushqimor.

Më poshtë do të shihni disa prej mënyrave se si duhet të ushqeheni shëndetshëm:

  1. Shtojini drekës suaj fasule pasi përmbajnë fibra, proteina, zink dhe hekur. Provoni që të miksoni në gjellët tuaja edhe fasule në mënyrë që të keni një drekë të shëndetshme.
  2. Përdorni fruta për “snacks”, mbani në frigorifer mollë, banane, portokall të qëruar dhe hiqni dorë nga patatinat.
  3. Sallata është mjaft e mirë për të rënë në peshë, por këtë nuk mund ta ndjekin nënat e reja kështu që në vend të saj është mirë që mes vaktesh të hanë karota, selino, domate dhe perime të tjera.
  4. Kur dilni shëtitje në çantën e fëmijës mos mbani vetëm pelenat, por edhe disa fruta të thata për veten tuaj, si për shembull kajsi të thata, rrush të thatë, bajame.
  5. Në darkë duhet të hani një vakt të pasur me proteina, veçanërisht bazë duhet të keni karkalecat dhe frutat e detit./Blitz.al/
Komento
Shperndaje