Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Independent”: Shqipëria, jo rrezik sigurie për turistët

“The Independent”: Shqipëria, jo rrezik sigurie për turistët
April 19
12:28 2016

Gazeta prestigjioze “The Independent” ka përpiluar një hartë me vendet e rrezikshme për turistët që zgjedhin të udhëtojnë në Europë. Pjesë e kësaj harte është edhe Shqipëria, e cila renditet te një zonë e “mesme”, që nuk përbën rrezik. Këto të dhëna janë marrë nga Zyra e Jashtme Britanike, shkruan “Monitor”.

Zyra e Jashtme Britanike bëri të ditur se më shumë se 80,000 britanikë vizitojnë çdo vit Shqipërinë dhe pjesa më e madhe e vizitave nuk shoqërohen me trazira. Theksohet se përgjithësisht siguria publike është e mirë, sidomos në Tiranë.

“Krimi dhe dhuna mund të ndodhë në disa zona, por të huajt nuk janë targeti i tyre”,- thekson Zyra e Jashtme Britanike.

Shqipëria është tashmë e “dukshme” në sytë e mediave të huaja. “Travelsphere” ofron turin  “Kroaci-Mali i Zi-Shqipëri”, për të cilin tregon me detaje guidën që mund të ndiqet për 8 ditë me radhë në këto shtete. Nën sloganin “Përjeto më tepër”, turi i tre shteteve ballkanike kushton 879 poundë për 8 ditë dhe sugjerohet më tepër për periudhën prill-tetor.

Shperndaje