Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Surprizohuni nga Parisi i dashurisë me këto fakte interesante për të

Surprizohuni nga Parisi i dashurisë me këto fakte interesante për të
November 22
23:40 2018

Ah Parisi qyteti i dashurisë… Përveç artit, kulturës dhe kulinarisë së tij që njihet kudo në botë, lexoni dhe këto 10 fakte interesante që ndoshta nuk i dini për të

  • Kulla Eiffel supozohet të ishte një instalim i përkohshëm, që duhet të qëndronte vetëm 20 vjet. Por ja ku është edhe sot.
  • Parisi ka qenë në fillim një qytet romak i quajtur “Lutetia”
  • Besohet se ka vetëm një shenjë “stop” në të gjithë qytetin.
  • Një apartament në Paris u la i pabanuar dhe i kyçur për 70 vjet, por qeraja e tij paguhej cddo muaj. Kur personi ndërroni jetë, një pikturë nga Boldini që vlente më shumë se 2 milionë dollarë u gjet brenda tij.
  • Në Paris gjenden të paktën 3 imitime të Statujës së Lirisë.
  • Zilja kryesore e Katedrales Notre-Dame quhet Emmanuel dhe peshon 13 tonë.
  • Ekzistojnë 6100 rrugë në Paris, ku më e shkurtra, “Rue des Degres”, është vetëm 5.75 metra.
  • Shfaqja e parë publike e një filmi ishte nga vëllezërit francezë Auguste dhe Louis Lumiere në dhjetor 1895. Shpikja e tyre “kinematografi” shfaqi 10 filma nga 50 sekonda secili.
  • Vizitorët e kullës Eiffel duhet të ngjisin 1665 shkallë për të arritur në majë- por mund të marrin dhe ashensorin.
  • Ushtria franceze ishte e para që përdori kamuflazhin, në Luftën e Parë Botërore në 1915.

/Blitz.al/

 

Share