Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po planifikoni pushimet verore për në shtator? Ju tregojmë destinacionet më ideale

Po planifikoni pushimet verore për në shtator? Ju tregojmë destinacionet më ideale
August 08
13:25 2018

A e dini se koha më e mirë për të udhëtuar është kur vapa fillon edhe bie? Kjo do të thotë se shtatori është koha ideale për të shpenzuar buxhetin tuaj. Po a është kjo  mjaft tërheqëse sa për të mbushur  çantën tuaj e për tu nisur menjëherë?

Më poshtë ju paraqesim vendet më të mira që mund të vizitoni në shtator. Zgjidhni vendin tuaj të preferuar dhe kaloni një kohë të mrekullueshme atje!

  1. Toscana, Itali

Toskana në shtator  dhe në tetor është akoma një vend i nxehtë, ku turistë të shumtë që udhëtojnë drejt këtij vendi për të shijuar pamjet piktureske që ofron vendi si edhe verërat e shumta që Toskana ofron.

2. Nara, Japoni

Vjeshta në Japoni është po aq mahnitëse sa sezoni i lulëzimit në pranverë. Gjethet e vjeshtës, mund të shihen në të gjithë vendin, duke filluar në ishullin verior të Hokkaido dhe duke u përhapur shpejt deri në fund të jugut.

3.Lugina e “Gauja” dhe Kalaja e “Turaidës”, Letonia

Një orë nga qyteti Riga është lugina e Gauja, një pamje spektakolare  kur pemët janë kthyer në të kuqe dhe ari, ku dhurohet një spektakël i madh ngjyrash.

4.Marrakech, Marok

Marrakech është një vend shumë i nxehtë në verë. Zgjedhja e zgjuar është që të vizitohet në shtator. Mund të shijoni muret e ngushta të qytetit si edhe ngjyrat e zbehta që japin një pamje tepër piktoreske.

5.Luxor, Egjipt

Udhëtoni në Egjipt gjatë vjeshtës është një zgjedhje e zgjuar. Në veçanti, vizitoni bankën perëndimore të Luxorit, një vend arkeologjik i mrekullueshëm, që përfshin Luginën e Mbretërve, varret e fiseve dhe fshatin e gërmuar të Deir el-Medina.

6.Perito Moreno, Argjentinë

Kombinimi i mrekullueshëm i të gjithë pamjes që ofron vjeshta në Argjentinë, duket sikur të shikosh akullnaja. Gjethet e kuqe, jeshile, të verdha dhe portokalli, japin një pamje prej kartoline! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje