Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po mendoni për plazhin që tani? Ju tregojmë se ku mund të gjeni ofertat më të lira për bileta avioni

Po mendoni për plazhin që tani? Ju tregojmë se ku mund të gjeni ofertat më të lira për bileta avioni
November 15
14:18 2017

Nëse edhe juve ashtu si ne, tani në dimër, mendja ju shkon vetëm tek pushimet e verës që do të vijnë pas disa muajsh, atëherë jeni në artikullin e duhur. Teksa temperaturat ftohen edhe më tepër, gjithçka duam është një shezlong, një det përpara e një kokteil në dorë duke shijuar rrezet.

Por që të shijojnë edhe më tepër pushimet që do të vijnë, duhet që të jemi më kërkues tani në mënyrë që të mos ju rëndojnë shumë xhepin kur të vijë koha për të programuar pushimet.

Sipas studimit të mbi 100 milion ofertave në botë, ‘Momondo’ është në fakt faqja që ju garanton biletat më të lira për verën e vitit 2018. Nëse ju pronotoni që tani, e sigurtë që do kurseni shumë para përsa i përket biletave.

Megjithatë edhe nëse rezervoni vetëm 60 ditë përpara udhëtimit tuaj, po në këtë faqe, sërish do të gjeni çmimet më të mira krahasuar me faqet e tjera që ofrojnë të njëjtat shërbime. /Blitz.al/

Shperndaje