Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me aeroportin më të sigurt në botë

Njihuni me aeroportin më të sigurt në botë
April 26
19:29 2016

Aeroporti më i sigurt në botë është “Ben Gurion International Airport” në Tel Aviv, Izrael.

Në këtë vend asgjë nuk i lihet rastësisë: përqendrimi i forcave policore është gjithmonë i lartë, procedurat e kontrollit ndryshojnë vazhdimisht, ka një numër të madh kamerash vëzhgimi, qen për nuhatjen e eksplozivit dhe monitorimi i pasagjerëve – të cilët duhet të paraqiten tri orë përpara udhëtimit – bëhet edhe nga forcat civile të inteligjencës, që nga momenti që marrin biletat. Të gjitha këto, për t’u marrë në pyetje më pas, në rast se ka ndonjë shenjë rrezikshmërie.

Në këtë aeroport qarkullojnë rreth 16 milionë pasagjerë në vit, gjë që i ka bërë autoritetet të marrin këto masa ekstreme, edhe si rezultat i sulmeve të ndryshme të pësuara vite më parë; kujtojmë këtu sulmin e 30 majit të vitit 1972, ku mbetën të vrarë 24 persona.

Një detaj tjetër për t’u përmendur është edhe etiketa e verdhë, e cila u vendoset të gjithë pasagjerëve në pasaportë pasi kanë kaluar të gjitha procedurat e kontrollit, në të cilën shkruhet një kod i përbërë nga disa numra.
Nëse numri i parë duke nisur nga e majta është 1, atëherë personi konsiderohet i parrezikshëm. Në rast se numri i parë është 6 atëherë ky person konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe duhet patjetër të kalojë në procedura të tjera kontrolli.

Sigurisht që ky nuk është vendi i vetëm në botë me një siguri të lartë, Moska dhe Stambolli prej vitesh kanë adaptuar sisteme të tilla sigurie, gjithashtu Amsterdami e Londra, pa lënë jashtë listës SHBA-të, të cilat u mobilizuan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Etiketimet
Shperndaje